Aleksandar Vuçiç: Jam i gatshëm të dialogoj me shqiptarët, nuk i urrej ata

Serbët marrin kthesën. “Unë nuk i urrej shqiptarët, jam i gatshëm të dialogoj me ta”. Kështu deklaron kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç për të përditshmen e Beogradit, “Danas”. “Unë nuk i urrej shqiptarët dhe jam gjithmonë i gatshëm për të biseduar me ta. Disa prej tyre janë shtetas të vendit tonë dhe me ata mendoj se kam një dialog të hapur. Nuk kam treguar urrejtje ndaj tyre në asnjë nga deklaratat e mia”. Vuçiç vazhdon ti qëndrojë mendimit se droni me Shqipërinë e Madhe, ishte shkaku i gjithë tensionit të krijuar mbi stadium e që sipas tij nga zyrtarët shqiptarë nuk ka një reagim. Thirrjet raciste të tifozëve serbë “Vritni, therrni që shqiptari mos të ekzistojë më” Vuçiç i konsideron pjesë të lojës, që nuk kanë lidhje me urrejtjen ndaj shqiptarëve. “ Thirrje të tilla mund të dëgjohen në çdo lojë mes Yllit të Kuq dhe Partizanin. Madje të gjithë kanë kënduar edhe kundër meje.” Tha Vuçiç për të përditshmen “Danas”
L.V
Comments
Nje proverb anglez thote se

Nje proverb anglez thote se shpeshhere gjuha zbulon mungese. Kur thua qe "une nuk urrej dike", kjo pikerisht mund te demostroje nje antipati apo urrejtje te fsheshur qe synon te mbulohet me nje fraze te tille.

Hitleri shprehej rendom se nuk i urrente cifutet dhe se ndjenja e urrejtjes eshte e huaj per gjermanet.

Ca gjera nuk thuhen, ka te

Ca gjera nuk thuhen, ka te drejte kryeministri serb,

por ato mund te merren me mend....

Vucic thote se "Disa prej tyre janë shtetas të vendit tonë dhe me ata mendoj se kam një dialog të hapur..."

Mund te ndodh qe dikush te mos dije atin e tij biologjik, dhe per kete eshte krejt i pafajshem,

por ne kete rast Vucic do duhej te qartesonte, per cilet DISA prej Tyre e ka fjalen? Per Luginasit le te besojme

se eshte ne bisede te hapur me ta, por po ta kete fjalen per ata qe kane qene detyruar te gjenden nen nje hyqm

me te, eh, ata i ka humbur tashme. Le te perpiqet te sillet si fqinj i aresyeshem me ta!

Add new comment