Bud Spencer i shpëton vdekjes dhe feston 85 vjetorin

Aktori 85-vjeçar Carlo Pedersoli i njohur me pseudonim Bud Spencer, ishte shtruar në një klinikë mjekësorë në Romë në pranverë. Ndërkaq, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Burime nga shtypi gjerman DPA ka konfirmuar nga pohimet e të birit të aktorit, Giuseppe Pedersoli se Spenser kishte mundur të shpëtonte falë bashkëshortes së tij. Po sipas djalit të aktorit, e shoqja Maria ishte ajo që kishte insistuar në shtrimin e Bud në klinikë pasi kishte vënë re prej disa kohësh rënie të tij në peshë në mënyrë drastike. Kur ishte shtruar në klinikë, aktori kishte shfaqur gjithashtu probleme në stomak dhe humbje gjaku.
Këtë të premte, më 31 tetor Bud Spencer do të shuajë 85 qirinj në shtëpinë e tij në Romë. Shpejt ai do të nxjerrë për shtyp librin e tij të fundit “Mangio ergo sum”. Ish-notari olimpik, i gjatë 194 cm i gjatë tha pas daljes nga klinike se falë të shoqes sot është shëndoshë e mirë dhe se ka një fitore arritur një fitore dhe me peshën. Ka humbur 15 kilogramë dhe ndihet 15 vite më i ri.
L.V
Add new comment