Debati në KLD, zbardhet procesverbali. Gjoni: Gruas sime i vunë 900 milionë lekë gjobë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zbardhi procesverbalin e debateve të zhvilluara në mbledhjen e datës 17 tetor 2014, një materialit voluminoz, plot 205 faqe. Gazeta “Panorama” shkruan se debatet në mbledhjen ku merrnin pjesë edhe ish-anëtarët Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, të shkarkuar nga Kuvendi dy ditë më parë, kanë rrahur rreth Komisionit hetimor parlamentar të ngritur ndaj tyre. Fillimisht ky komision është cilësuar si antikushtetues nga Presidenti i Republikës. Në vijim anëtari Gjin Gjoni ka pretenduar se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ po i bëjnë presion KLD-së. Sipas Gjonit, presion i paprecedentë po u bëhet edhe familjarëve të anëtarëve të Këshillit. “Panorama” bazuar në procesverbalin e zbardhur shkruan “Gjoni është shprehur se bizneset e bashkëshortes së tij ishin gjobitur me 900 milionë lekë dhe sipas tij, kjo bëhej me qëllim që ai të mbyllte gojën në KLD. Debatet mes anëtarëve nuk kanë munguar as gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës për emërimin e kryetarëve të pesë gjykatave”.
L.V
Add new comment