Tirana dhe Prishtina arenë e protestave të tifozerisë kombëtare kundër vendimit të UEFA-s që favorizoi serbët

Postuar në 25 Tetor, 2014 00:37

Që qendrat e Tiranës dhe Prishtinës tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit kanë protestuar të premte pasdite kundër vendimit skandaloz të UEFA-s që i dha Serbisë tre pikët në tavoline për sfidën kundër Shqipërisë në Beograd ku u dhunuan barbarisht lojtarët kuqezinj në fushën e lojës. Në Tiranë, disa pjesëtarë të shoqërisë civile protestuan kundër UEFA-s në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë me banderola kundër kreut të qeverisë së futbollit europian Platini, duke premtuar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Ndërkohe në Prishtinë kanë protestuar grupimi i tifozëve “Plisat”. Ata gjithashtu kanë dalë në protestë për të kundërshtuar vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-së. Tifozët prishtinas mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Thuaj jo racizmit, forja e ditës” apo “FIFA MAFIA – Thuaj po racizmit”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.