Projekt-buxheti i vitit 2015 drejt fundit, llogariten të shpenzohen 470 miliardë lekë

Projekt-buxheti i vitit 2015 drejt fundit. Shpenzimet e buxhetit te vitit 2015 parashikohet të jenë 470 miliardë lekë. Ndërsa buxheti i shtetit për vitin 2014 ka qenë 459.5 miliardë lekë. Agjencia Telegrafike Shqiptare bënë të ditur sipas burimeve nga ministria e Financave se drafti është drejt fundit dhe shumë shpejt do të mbërrijë në qeveri për miratim. Fushat prioritare ku do të fokusohen dhe investimet janë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura, sektorë këta që kanë dhe ndjeshmërinë më të madhe sociale. ATSH, thotë se referuar ligjit organik të buxhetit, projektbuxheti duhet të mbërrijë në qeveri deri në fund të muajit tetor dhe më pas në fillim të muajit nëntor të nisë diskutimin në komisionet parlamentare të Kuvendit. Miratimi i buxhetit nga Kuvendi, i hap rrugë më pas dekretimit nga Presidenti dhe botimit në fletoren zyrtare, për të qenë gati për zbatim me 1 janar 2015.
L.V
Add new comment