Haradinaj e Albin Kurti u drejtohen qytetarëve. Kosova gati për protesta popullore në zgjidhje të ngërçit politik

Postuar në 25 Tetor, 2014 01:27

Kosova gati për protesta popullore në zgjidhje të ngërçit politik. Gazeta “Tribuna” në kryeartikullin e saj të së shtunës shkruan se blloku LVAN në mungesë të gjetjes së zgjidhjes institucionale për realizmin e qëllimit për krijimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, po planifikon t’i kthehet popullit. Sipas “Tribunës” lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fillimisht ka realizuar një takim me qytetarë në Prishtinë, ndërsa më mas u është drejtuar qytetarëve të Pejës. Takime me qytetarë kanë planifikuar edhe zyrtarë të LDK-së. Ata kanë takuar qytetarët e Ferizajt e të Gjilanit. Takime me qytetarë së shpejti do të mbajë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuari i Bllokut LVAN për kryeministër. Burime të gazetës “Tribuna” brenda Bllokut kanë bërë të ditur se nuk ka koordinim e as marrëveshje përfundimtare nëse këto takime do të përdorën si parapërgatitje për zgjedhje të jashtëzakonshme, apo thirrje për demonstrata popullore me qëllim të ndërrimit të institucioneve të Kosovës.

 

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=87108

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.