Ilir Beqja: Gati kontrolli falas për 900 mijë qytetarë, synojmë ulje të çmimit të barnave deri në 30%

Postuar në 25 Tetor, 2014 05:22

“Shërbim falas nuk do të thotë të mos futësh dorën në xhep. Një sistem shëndetësor, me sigurimet apo i financuar nga taksimi i përgjithshëm duhet të funksionojë sipas një zinxhiri të sistemit të referimit” tha ministri i shëndetësisë Ilir Beqja gjatë një interviste në emisionin “Ditë e Re Weekend” në “Ora News”. Ministri i Shëndetësisë tha se brenda javësh pritet të nisë kontrolli bazë për 900 mijë qytetarë rezidentë në Shqipëri nga moshat 40-65 vjeç, si hapi i parë drejt mbulimit universal. “Sfida jonë është të kemi një pjesëmarrje sa më të lartë nga këta 900 mijë persona dhe aty ku do ketë sëmundje që do zbulohet për herë të pare, sistemi të jetë në gjendje ta përfshijë me një mjek specialist për të gjithë trajtimin e nevojshëm. Do përpiqemi që në disa zona të largëta që gjatë dimrit janë të izoluara, këtë shërbim ta ofrojmë nga 1 maji në 30 shtator. Ndërsa të tjerët për të përballuar fluksin do të ftohen që ekzaminimin ta bëjnë brenda muajit të tyre të lindjes”. Në intervistën e tij, Ministri foli dhe për problematikën e tregut të barnave. Beqaj tha se në fund të tetorit nis negocimi me kompanitë prodhuese farmaceutike për çmimin e barnave për 2015, ku synohet mesatarisht një ulje e çmimit 25-30%.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.