Idro Seferi në “B92”: Një dron paqësor në Beograd dhe një bukë për moderatorin e emisionit

Postuar në 20 Tetor, 2014 16:17

Idro Seferi, korrespondenti i “Top-Channel” në Boegrad, ka hyrë në rrjedhën e diskutimit të gjerë publik në Serbi, pas pjesëmarrjes së tij në një emision satirik në Serbi. Të paktën këtë raporton “presheva.com”, sipas të cilës, Seferi ka qenë i ftuar në emsionin “24 minuta” në “B92”, që është edhe më i ndjekuri në Serbi. Gjatë diskutimit në studio, Seferi ia kdhuruar moderatorit një bukë, në shenjë solidariteti me shqiptarët, të cilëve së fundmi u janë djegur furrat e bukës që zotërojnë në Serbi.  “Kam një dhuratë për ty. Në shenj solidariteti me kolegët e mi bukëpjekës, të dhuroj këtë bukë, duke e ditur që dhe ti gjithmonë ke uri. Më vjen keq që buka është shumë e pjekur, por këto janë rrethanat e vecanta”, i është drejtuar Seferi moderatorit, Zoran Kesiq. Në fund, siç bën me dije “Presheva.com”, Seferi është shfaqur me një dron duke pliotuar në distancë flamurin e një emisioni tjetër të këtij stacioni.

http://www.presheva.com/lajme/27635-idro-seferi-mesazhe-paqeje-ne-emisio...

s.z

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.