Arkiv-Lajme
Teatri i dekoratave
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka akorduar sot At Zef Pllumit dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Nishani e ka bërë të ditur këtë gjatë një vizite në komunën e Shëngjinit, në një ceremoni ku kanë qenë edhe përfaqësues të OSBE-së dhe të politikës së Kosovës. Meriton vëmendje fjala e Nishanit, si dhe një arsyetim për dekoratën, referuar përshkrimit dhe motivacionit zyrtar të saj.
“Express”: Dorëzohet Beogradi, Atifete Jahjaga ftohet si Presidente
Presidentja Atifete Jahjaga është ftuar për të marrë pjesë në Beograd nga Komisioni Trelateral i Komisionit Europian. Jahjaga është ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës. Konferenca pritet të mbahet në kryeqytetin serb prej 31 tetorit deri më 2 nëntor. Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.
Klajda Gjosha për “GSH”: Gatishmëria e Ramës për të vizituar Serbinë, dëshmi se Shqipëria sheh nga Evropa
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha mendon se ajo që ndodhi gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, por edhe deklaratat që pasuan nga pala serbe janë “një hap pas, që dëmton një punë zinxhir të bërë ndër vite me kontributin e të gjitha vendeve që aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ministrja Gjosha shprehet se kjo ndeshje duhet të kishte përcjellë mesazhe më pozitive, mesazhe për të ardhmen evropiane për popujt që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Raporti: Ja 52 zonat ku tregtohet drogë në Tiranë
Në metropolin shqiptar mund të gjesh lëndë narkotike lehtësisht. Gazeta “Panorama” ka publikuar sot një raport të sektorit kundër narkotikëve, sipas të cilit rezulton se trafiku i drogës në Tiranë vazhdon të jetë një nga veprat kriminale me fitimprurese. Në raport theksohet se janë 52 zona ku tregtohen të gjitha llojet e drogave, nga kanabis sativa deri të droga më e shtrenjtë, kokaina.
Lumturohet "Papa i dialogut", Pali VI
Në sheshin e shën Pjetrit është bërë Lumturimi i Papa Pali VI, i cilësuar ndryshe edhe si "Papa i dialogut". Papa Francesku, në meshën e mbajtur sëbashku me paraardhësin e tij Benedikti XVI ka lexuar formulën e beatifikimit. Papa Pali VI (Giovanni Battista Montini) lindi me 26 shtator 1897 dhe u nda nga jeta në 6 gusht 1978.
Ai ishte Papa i 262 i Kishës Katolike dhe shërbeu si Papë nga 21 qershori 1963 dhe deri më 6 gusht 1978. Paraardhës i tij ishte Papa Gjoni XXIII, ndërsa pasardhësi Papa Gjon Pali I.
“Zhurnal”: Ftohen raportet Rama-Thaçi? Mungon urimi për rizgjedhjen
Mungesa e një urimi zyrtar e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për Menduh Thaçin me rastin e zgjedhjes së tij në krye të PDSH-së, sipas mediave në Maqedoni, ngre pikëpyetje rreth marrëdhënieve mes tyre. “Një javë pas mbajtjes së Kongresit, kryeministri i shtetit shqiptar dhe kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama nuk ka uruar ende rizgjedhjen e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.
MPJ dënon djegien e flamurit shqiptar gjatë derbit të Beogradit
Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme ka reaguar edhe për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes derbi në Beograd, mes Partizanit dhe Crvena Zvezdas (Yllit të Kuq), të luajtur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin serb, gjatë së cilës u pa një tjetër akt i shëmtuar i përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar, edhe pse këtë herë nuk kishte shqiptarë në stadium.
A po ndryshon marrëveshja e Bllokut? “Tribuna” shkruan se Isa Mustafa kërkon kryeministrinë
Disa degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë po kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes së Bllokut, në mënyrë që Isa Mustafa të jetë kandidat i këtij blloku për kryeministër. Gazeta “Tribuna” citon burime nga LDK-ja, të cilat, sipas saj, bëjnë të ditur idenë që qarkullon ku Isa Mustafa duhet të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Ramush Haradinajt t’i jepet ndonjë pozitë tjetër.
Sheshel me kancer në mëlçi. 7 muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë
Radikali serb i cili po gjykohet për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës është diagnostikuar me kancer në mëlçi. Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Milorad Mirçiç ka thënë për Agjencinë e Lajmeve “Tanjug” se lideri i radikalëve Vojislav Sheshel i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Sheveningen është diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme. Ku lajm transmetohet nëpërmjet agjensisë “lajmi.net.” Mirçiç tha se Shesheli është pajtuar që ky informacion t’i bëhet i ditur publikut.
Gjetan Keta fiton me rusin Marat Kazev dhe mbron titullin e kampionit euro-aziatik për kategorinë WBC.
Boksieri shqiptar Gjetan Keta ka mposhtur me nokaut rusin Marat Kazev, duke mbrojtur titullin e kampionit euro-aziatik për kategorinë WBC. Ndeshja u zhvillua në Bulqizë. Dueli ka nisur me taktikë sulmuese për Ketan dhe mbrojtëse për Kazev. Raundi i parë përfundoi i me barazim. I dyti me epërsinë e boksierit shqiptar. Ndërsa në të tretin erdhi dhe nokauti me Ketan që e goditi kundërshtarin në pjesën anësore të trupit, goditje të cilës Kazev i rezistoi pak sekonda para se të binte në tapet me një nokaund teknik.