Teatri i dekoratave

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka akorduar sot At Zef Pllumit dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Nishani e ka bërë të ditur këtë gjatë një vizite në komunën e Shëngjinit, në një ceremoni ku kanë qenë edhe përfaqësues të OSBE-së dhe të politikës së Kosovës. Meriton vëmendje fjala e Nishanit, si dhe një arsyetim për dekoratën, referuar përshkrimit dhe motivacionit zyrtar të saj. Nishani ka rimarrë një tezë të PD-së dhe ish-kryetarit të saj, Sali Berisha, teksa ka folur për rrezikun e rehabilitimit të Enver Hoxhës, antinomi vlerash për të cilën është dimensioni i pretenduar humanist dhe perëndimor i PD-së dhe presidentit që kanë mendjen të magnetizuar nga vlerat perëndimore. Në këtë kuadër ridel në dritë figura e Pllumit. Ja se çfarë thotë ndër të tjera Nishani: “Fshehja e krimeve është gjë po aq e rëndë sa krimi vetë, në mos edhe më e rëndë. Ndaj nuk mund të rehabilitohet kurrë tirani Enver Hoxha dhe tirania e tij. Tendenca të tilla janë kriminale, provokuese dhe antihistorike. Shoqëria shqiptare, që aq shumë është përpjekur për demokracinë e vet e ka demonstruar aktin e saj të refuzimit ndaj diktaturës më 20 shkurt 1991. Në këtë kontekst Pllumi është një digë e pakalueshme me jetën dhe veprën e tij. ‘Rrno për me tregue’ është një triadë për qëndresën dhe thyerjen, për krimin dhe viktimat, për heronjtë se ata nuk munguan...Ky është një libër sacral për ne shqiptarët. Duhet ta lexojë atë çdo kush që di shkrim e këndim, duhet ta ketë çdo shtëpi shqiptare në bibliotekën e vet për të kuptuar vetveten, për të mos harruar, për të mos përsëritur gabimet fatale, për të mos rënë kurrë në autoritarizëm, për të dekomunistizuar sa më shumë jetën shqiptare, sjelljen e përditshme, vetë mentalitetin. Pllumi ky shkrimtar i racës më të epërme, ky personalitet poliedrik i kohës sonë, ky europianist i pa kundshoq dishepull i binomit ‘Atdhe e Fe’ formulë kjo doktrinë jete dhe veprimi e atij kostelacioni të ndritshëm me yll polar Gjergj Fishtën, të cilët qenë françeskanët shqiptarë, merr sot tanimë në jetën e amshuar dekoratën më të lartë të Republikës, atë të ‘Flamurit Kombëtar’ për të cilin ai dhe shumë të tjerë sakrifikuan gjithçka”. Është një fjalë që kërkon të bashkojë një elokuencë të sforcuar me erudicion dhe përlavdërim ndaj veprës së një njeriu, që si detyrë parësore kishte shërbimin ndaj Kishës Katolike. Ndaj është shumë bizar pretendimi post mortum që Presidenti i Republikës i mvesh sot Pllumit, teksa nënvizon se “ai dhe shumë të tjerë për Flamurin Kombëtar sakrifikuan gjithçka”. Ka edhe një problem të natyrës juridike. Kështu në ligjin “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 7 të tij, bëhet përshkrimi i dekoratave. “1. “Dekorata e flamurit kombëtar”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar”, thuhet për dekoratën në fjalë. Nuk dihet se çfarë ka bërë Pllumi për lartësimin e shtetit shqiptar, ndonëse kjo është në tagrin e Presidentit të gjykojë. Është më e udhës, nisur nga praktika politike shqiptare, të mendohet se dekorata në fjalë, si më e larta në listën e dekoratave shqiptare, t’i jetë akorduar Pllumit në funksion të një mbivlerësimi të tij. Nuk mund të harrohet se deklarata nr. 2 e PD-së për ngjarjet e Beogradit, ishte dje, teksa si kundërshembull të akuzave serbe, u soll mesazhi i Papa Françeskut për Presidentin. Këtu do tërhequr vëmendja edhe te diçka e fundit: presidenti flet për dekomunstizim, ndërkohë që Kushteuta e Republikës ndërtohet mbi parimet e të drejtave të njeriut. Dhe këto të drejta të njeriut parashikojnë edhe të drejtën e shprehjes së mendimit, ndër të cilat bën pjesë edhe ideja komuniste, marksiste etj.. Mund të flitej për De-Enverizim ndoshta dhe jo dekomunistizim, pasi de-enverzimi është proces që duhet të përfshijë të gjitha partitë shqiptare. Si mentalitet dhe si strukturë vendimmarrjeje. Dhe është shumë ironike dhe shumë e pacipë, antietike madje, që presidenti lartëson sot me një dekoratë të tillë një ish-klerik të burgosur për shkak të bindjeve të tij, ndërkohë që në vitin 2011, partia së cilës ky president i përkiste dhe që në atë kohë ishte ministër i caktuar prej saj, hynte në zgjedhjet lokale, në koalicion me Partinë Komuniste të të ndjerit Hysni Milloshi, parti e cila është në pikëpamje ideologjike vazhduese e Enverizmit. Dhe ka Enver Hoxhën si ikonë zyrtare.
Skerdilajd Zaimi
Comments
Nuk e di cfare mllefi patetik
Nuk e di cfare mllefi patetik eshte ku, ndaje a e ke me PD-ne , Presidentin apo me at Zef Pllumin. Ne rastin e trete do te thosha i mjeri ti i paemer me inciale, me dy rastet e para mos perfshi konsiderata per Zef Pllumin.
keni te drejte. persa i

keni te drejte.

persa i perket dekomunistizimit,qe i shkaktoi vuajtje e mjerim popullit tone, qe eshte dhe nje kerkese e perendimit, kuptojme denimin dhe heqjen dore te metodave te regjimit diktatorial komunist ne Shqiperi dh mbrojtjen e tyre e afishimin e dhunuesve, por jo te drejten per te pasur ide te tilla. jeni i lire t'i mbani mjerimi eshte i juaji.

Hipokrizia e Bujar Mehmetit

Hipokrizia e Bujar Mehmetit (Nishani), nje president fallsifikues i emrit te tij(nuk jep asnje argument perse 25 vjet ishte Mehmet e pas 25 vjetesh behet Nishan), duket edhe ne pershkrimin e At Zef Pllumit qe i ben sojit te tij e Partise ku aderon.

"Kishte ardhë koha e ndrrimit të diktaturës me pluralizmin politik. Partia e Punës në fuqi e drejtueme nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha e Fatos Nano e pranuen si të domosdoshme këtë shndrrim por në vend që të banin nji pluralizëm të vërtetë në Shqipni banë nji pluralizëm komunist të drejtuem nga qeveria e Fatos Nanos dhe opozita demokratike e Sali Berishës pa i sjellë popullit kurrgja të re.

Ky pluralizëm politik u shndrrue ma tepër në nji kacafytje personale antagoniste pa ide të vërteta demokratike. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse intelektualt shqiptarë nuk e njifshin me të vërtetë se çka ishte demokracia: vijshin gadi të gjithë prej shkollave të Partisë së Punës së Enver Hoxhës.

Skandalet e Parlamentit Shqiptar sot janë evidente para gjithë, popullit shqiptar, i cili e sheh sesi "lufta" parlamentare asht ma tepër personale sesa ideologjike.
Ligjet themelore demokratike siç asht ai i kthimit të pronave pronarve të vërtetë si dhe shpërblimi i të denuemve politikë gjatë kohës së diktaturës ende sot nuk kanë gjetë vendin e duhun.

Politikanët shqiptarë gjithnji mendojnë se politika asht rrenë e kurrgja tjetër.
Njerzit e politikës shqiptare tash 16 vjet rresht, kur shkojnë me urue Bajramin ose Pashkët, t'vetmen gja që premtojnë asht kthimi i pronave komuniteteve fetare, por në të vërtetë deri m'sot nuk asht paraqitë në parlament asnji projekt-ligj për këtë problem.

Po t'i pyesësh privatish të përgjigjen: se nuk mund të bahet dallim ndërmjet komuniteteve fetare dhe popullsisë, e cila ka vuejtun të njëjtin fat. Në të vërtetë në të gjithë ligjet shtetnore, si në Lindje ashtu në Perëndim, komunitetet fetare gëzojnë privilegje.

Tash 16 vjet ne kemi fillue nji periudhë të re tranzicioni gjoja për të rivendosë demokracinë e vërtetë në Shqipni. Por ky tranzicion për shkak të konflikteve dhe kompromiseve personale duket se do të vazhdojë shumë gjatë.

Popull shqiptar, nuk mund të vazhdohet ma në rrugën e tranzicioneve politike, hapni sytë se po bahen 100 vjet që u shpall pavarësia e Shqipnis dhe ende nuk asht krijue nji shtet ligjor! Vendi sundohet jo me ligje por me urdhnesa. Jo se nuk ka ligje, pse në letër kemi ligje shum të mira e moderrne europiane, po kush i kqyr e i respekton ato?! Por kemi gjithashtu edhe ligje diktatoriale komuniste të bame edhe sot në kohën e pluralizmit politik në Shqipni. Ku përveç ligjeve ma tepër sundon Maliqi me urdhnesa.

Tranzicione politike kaq të gjata nuk duhet të vazhdojnë ma për mos daçim të mbetemi shenj për keq në Europë e në botë.

Popull shqiptar, me anën e lirisë së votës n'kjoftë se ja del me e fitue mund ta ndrrojsh këtë gjendje përdryshe je i humbun, dhe kot s'koti i thue vedit shtet, derisa nuk mbrrin me krijue nji shtet ligjor. "

Ate dekoraten qe i ka dhene

Ate dekoraten qe i ka dhene Presidenti, At Zefi nuk e kerkoi (jo vetem se nuk eshte me nder te gjallet), por si klerik katolik as nuk kerkoi as nuk gjakoi kurre per ndonje lavdi personale, aq me shume te akorduar nga politika. Atij i mjaftonte paqja dhe lumturia e banoreve te famullise. Sa qe gjalle sherbeu si meshtar ne famulline e Shen Andonit ne Tirane dhe pikerisht sepse qe i thjeshte e i devotshem , njerzor e i dashur gezonte respektin dhe mirenjohjen e te gjithe besimtareve te famullise.

Por At Zefi qe edhe njeri i kultures dhe i shkrimeve. Shko lexoje deshmine e tij "Rrno vetem per me tregue" dhe do te kuptosh se sa i mprehte, llogjik dhe largpames ishte ai si SHQIPTAR (apo tamam kjo nuk te pelqen ty, sepse mesa mund te kuptohet nga ato qe shkruan ti nuk je vecse nje pinjoll i regjimit te kaluar) jo thjesht si klerik katolik. Menyra se si shkruan ti le te kuptohet qarte se ti mendon se po qe dikushi klerik, ai duhet te jete i zhveshur nga cdo atribut kombetar. Ja pra ketu e ke gabim teresisht. Ka shembuj pa fund ne historine e Shqiperise qe tregon angazhime madhore ne fusha te tjera qofte edhe si kombetariste te shume klerikeve te te gjitha feve. Fan Noli, Papa Kristo Negovani, Pjeter Bogdani, Hoxha Tahsin, Gjergj Fishta etj, etj, njihen jo aq pse qene klerike, por kryesisht per kontributin e tyre te shquar per ceshtjen kombetare, sipas periudhave ne te cilen jetuan, ndonje prej tyre dha edhe jeten per kombin. Tashti sipas logjikes tende keta njerez nuk duhen vleresuar fare per cfare dhane, meqe na ishin klerike dhe sic thua zotrote:

....dhe përlavdërim ndaj veprës së një njeriu, që si detyrë parësore kishte shërbimin ndaj Kishës Katolike...

pra, sipas teje kleriku nuk mund te luaje rol te rendesishem ne sfera te tjera te jetes, meqe te qenit klerik e pengon, apo e ndalon te kontribuoje per kombin. Me se pakti kjo eshte injorance, me se shumti eshte malinjitet i perzier me prostitucion intelektual.

Se dyti, ajo qe thua ti lidhur me dekomunistizimin apo deenverizimin, eshte thjeshte loje fjalesh. Eshte njesoj si t'u thuash gjermaneve qe ju nuk duhet te kishit bere denazifikimin, mjaftonte dehitlerizimi, apo italianeve perse bete defashistizim, mjaftone demusolinizimi, sepse meqe tani jemi ne demokraci liria e fjales eshte e grantuar keshtuqe bujrum po deshet hajde beni propagande naziste, apo fashiste vec mos ne permendni Hitlerin ose Musolinin.

Se fundi dhe per ta mbyllur vetem nje gje te vogel desha une te te them, para se te zesh ne goje emrin e At Zef Pllumit duhet te lash gojen tre here, pastaj te rrish pa ngrene 48 ore, dhe pastaj ta lash gojen edhe tre here te tjera dhe edhe pas kesaj ben mire te shkruash ndonje esse per shokun Hysni Kapo dhe rendesine e tij historike, se sa te merresh me gjera qe ne rastin me te mire nuk i kupton, dhe ne rastin me te keq ke qejf t'i perdhosesh.

Na mbyten budallenjt dhe

Na mbyten budallenjt dhe maskarenjt. Tjeter gje thote autori i shkrimit dhe tjeter gje thone komentuesit pa mend. Dhenia e kesaj dekorate nuk me cudit aspak kur kam parasysh qe nje bandit si Azem Hajdari ka marre tri dekoratat me te larta te shtetit shqiptar, madje dhe " Nderi i Kombit ". Njoh njerez qe kane qene denuar per vjedhje dyqanesh dhe kacafortash dhe pastaj iu qe shtuar edhe agjitacion e propagande dhe para pak muajve moren tirullin " Nderi i Kombit ". Gjykuar nga ky krahasim, At Pellumbi e meritonte nje dekorate, megjithese kjo qe i dhane nuk i pershtatet aktivitetit te tij.

Edhe dicka tjeter, At Zef

Edhe dicka tjeter, At Zef Pllumi qe i rralle edhe per nga trimeria se si e sfidoi diktaturen me vetmohim, ne ndryshim nga disa komentues qe jo vetem ishin larot, sherbyesit dhe puthadoret e diktatures por madje vazhdojne te mbajne po ato pozicione pa e kuptuar qe fatmiresisht Historia e ka hedhur me kohe ne gjiriz diktaturen, marksizmin, komunizmin, enverizmin dhe gjithe legenat e tjere qe u shkonin prapa dhe vazhdojne te kene nostalgji.

Me vejn keq , shkrimi ne

Me vejn keq , shkrimi ne gjysem faqe ka kaq shume goditje sas nuk merret vesh c'eshte ne thelb te tij.

Me kaq dekorata sa jane dhene e marre neper Shqiperi keto vite (dhe ato vite gjithsesi), marrim si shembull ilustrimi At Zef Pllumin. Seriozisht?

Ai pati kurajo (sic e thote vete) e jetoje e te tregoje me sinqeritet rrenqethes kalvarin e vuajtjeve te diktatutes enveriste ketu (nese eshte komunzimi qe te shqeteson) duke hedhur drite mbi hone shume te erreta te ndergjegjes shoqerore te ketij vendi gjate periudhes se diktatures, gje qe ne dijenine time nuk e ka bere asnje tjeter kaq qarte, mire dhe paster. Pa banalitete politike, drejt e ne kocke. PEr mua kjo mese mjafton. Them se kjo klasifikohet si sherbim i madh ndaj kombit shqiptar.

Fakti qe eshte klerik katolik nuk e skualfikon apo jo?

Ndricim Kulla flirton me

Ndricim Kulla flirton me mafien e klerit katolik dhe ka bere pjese te biznesit te tij edhe Bujarin. Eshte biznes hesapi. Kisha Katolike dekoron cubat e saj, Ndricimi kref pare dhe nje kafe i kalon edhe Bujarit.

Ti or bir jo vetem e pike pa

Ti or bir jo vetem e pike pa uje fare dhe qysh ne mengjez, po me duket se paske edhe parcelen tende me kanabis Hej ta lumsha....

Add new comment