“Express”: Dorëzohet Beogradi, Atifete Jahjaga ftohet si Presidente

Presidentja Atifete Jahjaga është ftuar për të marrë pjesë në Beograd nga Komisioni Trelateral i Komisionit Europian. Jahjaga është ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës. Konferenca pritet të mbahet në kryeqytetin serb prej 31 tetorit deri më 2 nëntor. Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.
“Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48 vjecare në Europë, ku janë të pranishëm 180 liderë eminent, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media dhe qarqeve të ndryshme akademike të cilët vijnë nga procese të ndryshme vendimmarrëse”, thuhet në ftesën dërguar Presidentes e të nënshkruar nga Kryetarit të Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Eurpoës, Jean Claude Trichet. Ftesën e ka nënshkruar edhe Jovan Kovacic, Kryetar i Grupit të Komisionit Trilateral të Serbisë, shkruan gazeta “Express”, që ka publikuar edhe një kopje elektronike të ftesës.
n.k
Add new comment