Gjetan Keta fiton me rusin Marat Kazev dhe mbron titullin e kampionit euro-aziatik për kategorinë WBC.

Postuar në 19 Tetor, 2014 00:32

Boksieri shqiptar Gjetan Keta ka mposhtur me nokaut rusin Marat Kazev, duke mbrojtur titullin e kampionit euro-aziatik për kategorinë WBC. Ndeshja u zhvillua në Bulqizë. Dueli ka nisur me taktikë sulmuese për Ketan dhe mbrojtëse për Kazev. Raundi i parë përfundoi i me barazim. I dyti me epërsinë e boksierit shqiptar. Ndërsa në të tretin erdhi dhe nokauti me Ketan që e goditi kundërshtarin në pjesën anësore të trupit, goditje të cilës Kazev i rezistoi pak sekonda para se të binte në tapet me një nokaund teknik. E veçanta e këtij takimi ishte se publiku shqiptar respektoi himnin rus në momentin e këndimit, por edhe boksieri Keta përqafoi kundërshtarin në fund të takimit duke krijuar një çast shumë pozitiv.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.