Lumturohet "Papa i dialogut", Pali VI

Postuar në 19 Tetor, 2014 04:22

Në sheshin e shën Pjetrit është bërë Lumturimi i Papa Pali VI, i cilësuar ndryshe edhe si "Papa i dialogut". Papa Francesku, në meshën e mbajtur sëbashku me paraardhësin e tij Benedikti XVI ka lexuar formulën e beatifikimit. Papa Pali VI  (Giovanni Battista Montini) lindi me 26 shtator 1897 dhe u nda nga jeta në 6 gusht 1978.

Ai ishte Papa i 262 i Kishës Katolike dhe shërbeu si Papë nga 21 qershori 1963 dhe deri më 6 gusht 1978. Paraardhës i tij ishte Papa Gjoni XXIII, ndërsa pasardhësi Papa Gjon Pali I.

Për të mësuar më shumë se kush ishte Papa Pali VI lexoni: http://peregrinus.al/aktualitet/kishauniversale/253-papa-pali-vi-1897-1978

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.