A po ndryshon marrëveshja e Bllokut? “Tribuna” shkruan se Isa Mustafa kërkon kryeministrinë

Postuar në 19 Tetor, 2014 01:56

Disa degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë po kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes së Bllokut, në mënyrë që Isa Mustafa të jetë kandidat i këtij blloku për kryeministër. Gazeta “Tribuna” citon burime nga LDK-ja, të cilat, sipas saj, bëjnë të ditur idenë që qarkullon ku Isa Mustafa duhet të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Ramush Haradinajt t’i jepet ndonjë pozitë tjetër.

“Ka mundësi shumë të mëdha që të ndryshohet marrëveshja e Bllokut dhe Isa Mustafa të kandidohet për kryeministër nga Blloku dhe të hiqet dorë nga kryeparlamentari dhe ky post t'i lihet PDK-së, ndërsa Haradinajt t’i jepet një pozitë tjetër”, ka thënë ky zyrtar i LDK-së.

Për më shumë: http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=86360

 

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.