Raporti: Ja 52 zonat ku tregtohet drogë në Tiranë

Në metropolin shqiptar mund të gjesh lëndë narkotike lehtësisht. Gazeta “Panorama” ka publikuar sot një raport të sektorit kundër narkotikëve, sipas të cilit rezulton se trafiku i drogës në Tiranë vazhdon të jetë një nga veprat kriminale me fitimprurese. Në raport theksohet se janë 52 zona ku tregtohen të gjitha llojet e drogave, nga kanabis sativa deri të droga më e shtrenjtë, kokaina.
Sipas raportit shumica e tyre janë ende aktive. Në 27 zona tregtohet kanabis sativa, në 13 zona tregtohet heroina dhe në 12 zona shitet kokainë. Droga më e shtrenjtë, kokaina, sipas raportit të sektorit kundër narkotikëve vjen nga Hollanda. Më e lehtë për të gjetur është kanabis sativa. Tregu furnizohet nga Gjirokastra, Tepelena, Elbasani, Kruja dhe nga zona e Shkodrës. Pa përjashtuar këtu se një pjesë e sasisë së kultivuar në fshatrat përreth kryeqytetit shërben si lëndë e parë për përdoruesit e Tiranës.
http://www.panorama.com.al/2014/10/19/raporti-zbulohen-52-zonat-ku-shitet-droge-ne-tirane/
n.k
Add new comment