Sheshel me kancer në mëlçi. 7 muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë

Postuar në 19 Tetor, 2014 01:22

Radikali serb i cili po gjykohet për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës është diagnostikuar me kancer në mëlçi. Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Milorad Mirçiç ka thënë për Agjencinë e Lajmeve “Tanjug” se lideri i radikalëve Vojislav Sheshel i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Sheveningen është diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme. Ku lajm transmetohet nëpërmjet agjensisë “lajmi.net.” Mirçiç tha se Shesheli është pajtuar që ky informacion t’i bëhet i ditur publikut. Radikali Sheshel shtatë muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë. Ultranacionalisti 60 vjeçar, Vojisllav Sheshel, përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftërave në vitet 1990 në Ballkan.

 

L.V

 

http://lajmi.net/shesheli-eshte-ka-kancer-ne-melci_100081956.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.