Arkiv-Lajme
Përballja brenda PDSH-së thellohet, Sela: “Të pastrojmë radhët. Menduh Thaçi ka lidhje me UDB-në”
Mediat folën sot për një ftohje mes Edi Ramës dhe Menduh Thaçit, drejtuesit shumëvjeçar të Partisë Demoraktike të Shqiptarëve në Maqedoni. Dhe një lajm i tillë, në pamje të parë, i jep peshë edhe perceptimit për zhvillimet e brendshme në këtë parti. Rivali i Thaçit, Zijadin Sela, kryetar edhe i komunës së Strugës, ka vijuar sot me takimet në kuadër të asaj që ai e quan reformim të PDSH-së, konkretisht në Kumanovë dhe degën e Butelit në Shkup.
Kryebashkiaku i Zagrebit Milan Bandiç, arrestohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandic, raportohet se është arrestuar për korrupsion. Mediat nga Kroacia, të cituara nga “Express” raportojnë se pas disa muajsh hetimesh komplekse, kryetari i Zagrebit, Bandic, dyshohet se ka shpërdorur pozitën zyrtare. Bashkë me Bandic, janë arrestuar edhe dhjetëra zyrtarë të tjerë.
n.k
A po bllokon investimet pezullimi i ndërtimeve? Si do të reagojë ekonomia nëse qeveria rrit sërish taksat?
Pezullimi i ndërtimeve nga qeveria për një periudhë 1-vjeçare mund të jetë një mënyrë për të frenuar abuzimet me lejet e ndërtimit, por njëherësh edhe një dekurajim për investitorët e huaj. Sinjalet janë se bllokimi i ndërtimeve po step zgjerimin e aktivitetit ekonomik në Shqipëri.
Në një intervistë për Tv Klan, kreu I Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Mark Crawford ka shprehur shqetësimin lidhur me bllokimin e lejeve të ndërtimit dhe frikën e investitorëve për të ardhur në vendin tonë.
Kreu i AMA-s, nesër nis përzgjedhja e kandidaturave
Komisioni Parlamentar i Medias, pas miratimit të listës me 7 kandidatët që do të konkurrojnë për postin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), do të nisë të hënën (nesër) me përzgjedhjen e tyre, për të mbërritur tek katër konkurrentë. Gazeta “Shekulli” raporton se opozita ka të drejtë të bëjë përzgjedhjen e dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj për të zgjedhur kreun e ri të AMA-s.
Zyrtare: Shtyhet për në 10 nëntor vizita në Beograd. Kryeministria njofton për një bisedë telefonike "me mosmarrëveshje” mes Ramës e Vuçiçit
Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd do të mbahet me 10 nëntor dhe jo me 22 tetor sikurse ishte parashikuar. Konfirmimi zyrtar vjen nga zyra e shtypit e kryeministrit, që bën me dije se sot pasdite është zhvilluar një bisedë telefonike mes Ramës dhe kryeministrit serb Vuçiç.
Gazeta serbe “Kurir”: Vuçiç do ta presë kryeministrin Rama në Beograd
Gazeta “Kurir”, një botim serb, njofton se kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç mund ta presë homologun e tij shqiptar, Edi Rama javën e ardhshme në Beograd. Gazeta i referohet burime në qeverinë serbe teksa shkruan se “Edhe pse kryeministri serb nuk ka njoftuar zyrtarisht lidhur me vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 22 tetor, Kurir ka mësuar se ndoshta nuk do të refuzojë mikpritjen”.
L.V
Gazetari amerikan për Lindjen e Mesme, David Ignatius, thotë se strategjia e SHBA ka dështuar
As shtimi i sulmeve ajrore të SHBA nuk e ka ndalur përparimin e IS. David Ignatius shkruan për Washington Post dhe është një nga gazetarët më të profilizuar në SHBA. Aktualisht ai merret kryesisht me situatën në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Gjatë një intervistë për “Deutsche Welle” ai shprehet se e sheh me skepticizëm strategjinë e deritanishme të SHBA. David Ignatius thotë: “Siç duket situata tani, strategjia ka dështuar. IS është duke avancuar në Irak dhe Siri. Është e domosdoshme një trysni më e madhe.
Senatori amerikan: I kërkova Vuçiç të pranojë vizitën e Ramës
SHBA edhe njëherë ka bërë thirrje se Beogradi duhet të pranojë vizitën e kryeministrit Edi Rama në 22 tetor. Senatori amerikan Chris Murphy pas përmbylljes së vizitës në Shqipëri ka theksuar se duhet lënë mënjanë huliganizmi në futboll dhe dy vendet të vazhdojë marrëdhëniet mes tyre.
“Isha në Beograd ditën e ndeshjes. Besoj se nuk duhet ta lëmë huliganizmin e futbollin të hyje mes marrëdhënieve. Këtë mesazh ia kam përcjellë edhe Vuçiç dhe shpresoj që nesër ai ta rikonfirmojë ftesën për kryeministrin Rama” deklaroi Murphy.
Rusi, themelohet çmimi “Edward Snowden” për gazetarinë e internetit
Disa media në Rusi kanë krijuar së fundmi një çmim për vlerësimin e gazetarisë së interenetit që “përcakton dhe vlerëson arritjet kryesore në median moderne”. Nismëtarë të çmimit janë Association of Electronic Communications, Notamedia dhe Ekho Moskvy. Njoftohet se vlerësimi do të jetë shumë i gjerë dhe përfshin mediat e specializuar elektronike, biznesin dhe gazetarë të njohur. Nuk mund të mos tingëllojë provokativ deri diku, emërtimi i çmimit me emrin e Edward Snowden.
Gabriel Partosh për “Top Channel”: Rama në Serbi? Nuk është koha e duhur
Analisti i çështjeve të Ballkanit në “Economist Inteligence Unit” në Londër, Gabriel Partosh komenton për “Top Channel” vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd. Sipas Partoshit, ish-gazetar i BBC nuk është koha më e mirë për të shkuar në Serbi.
“Atmosfera është dukshëm më shpërthyese, e tensionuar dhe armiqësore, ndaj do të jetë më e logjikshme për të dyja palët të qetësohen fillimisht dhe të presin për një periudhë kohe. Mundet të jetë çështje javësh, apo muajsh dhe më pas të zhvillohet takimi”, thotë ai.