Kreu i AMA-s, nesër nis përzgjedhja e kandidaturave

Komisioni Parlamentar i Medias, pas miratimit të listës me 7 kandidatët që do të konkurrojnë për postin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), do të nisë të hënën (nesër) me përzgjedhjen e tyre, për të mbërritur tek katër konkurrentë. Gazeta “Shekulli” raporton se opozita ka të drejtë të bëjë përzgjedhjen e dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj për të zgjedhur kreun e ri të AMA-s. Pjesë e kësaj listë Gentian Sala (jurist), Gentian Skënderaj (ekonomist), Anila Basha (gazetare), Zylyftar Bregu (gazetar), Raif Gorana (ekonomist), En Muçi (ekonomi, biznes) dhe Bers Hado (jurist).
Për më shumë: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=58250&kat=100
Në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga Komisioni i Medias, anëtarët e mazhorancës i kanë dërguar letër opozitës, në të cilën e ftojnë që të marrë pjesë në proces. Pritshmëritë janë që opozita të mos marrë pjesë në proces ndaj edhe një nga opsionet e mundshme është që komisioni të kalojë për votim në seancë plenare 4 kandidatët e përzgjedhur, me qëllim që më i votuari të marrë detyrën e kreut të AMA-s.
n.k
Add new comment