Senatori amerikan: I kërkova Vuçiç të pranojë vizitën e Ramës

Postuar në 19 Tetor, 2014 10:27

SHBA edhe njëherë ka bërë thirrje se Beogradi duhet të pranojë vizitën e kryeministrit Edi Rama në 22 tetor. Senatori amerikan Chris Murphy pas përmbylljes së vizitës në Shqipëri ka theksuar se duhet lënë mënjanë huliganizmi në futboll dhe dy vendet të vazhdojë marrëdhëniet mes tyre.

“Isha në Beograd ditën e ndeshjes. Besoj se nuk duhet ta lëmë huliganizmin e futbollin të hyje mes marrëdhënieve. Këtë mesazh ia kam përcjellë edhe Vuçiç dhe shpresoj që nesër ai ta rikonfirmojë ftesën për kryeministrin Rama” deklaroi Murphy.

 Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/senatori-amerikani-k-rkova--vu-i--t--pranoj--vizit-n-e-ram-s-246896.html#sthash.4NtSmZfl.dpuf

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.