Përballja brenda PDSH-së thellohet, Sela: “Të pastrojmë radhët. Menduh Thaçi ka lidhje me UDB-në”

Mediat folën sot për një ftohje mes Edi Ramës dhe Menduh Thaçit, drejtuesit shumëvjeçar të Partisë Demoraktike të Shqiptarëve në Maqedoni. Dhe një lajm i tillë, në pamje të parë, i jep peshë edhe perceptimit për zhvillimet e brendshme në këtë parti. Rivali i Thaçit, Zijadin Sela, kryetar edhe i komunës së Strugës, ka vijuar sot me takimet në kuadër të asaj që ai e quan reformim të PDSH-së, konkretisht në Kumanovë dhe degën e Butelit në Shkup. Sela ka lëshuar një akuzë që nuk mungon të shfaqet sa herë mes politikanëve shqiptarë; dhe kjo është akuza për lidhjet e mundshme që Thaçi mund të ketë me UDB-në. “Unë për vete, por edhe ju besoj nuk doni një lider që koketon me shefa të UDB-së. Prandaj është më se e nevojshme që të pastrojmë radhët. Të pastrojmë radhët sepse rruga të cilën e kemi nisur është shumë e pastër. Prandaj në këtë rrugë duhet të hyjmë me duar shumë të pastra”, tha Sela. Kjo akuzë nuk është e re. Më herë, media të ndryshme shqiptare në Maqedoni kanë publikuar edhe faksimile dokumentesh të pretenduara se edhe Ali Ahmeti është një njeri i shërbimeve jugosllave. Në Maqedoni ka nisur procesi i lustracionit, mirëpo duket se kontrolli i tij nga maqedonasit lë përherë dyshime, se diçka luhet në kurriz të shqiptarëve, aq sa shpesh krijohet përshtypja se shumëkush është kukull në duar të padukshme.
http://almakos.com/lajme/maqedoni/63410-sela-godet-rende-thacin-rrenjet-...
s.z
Add new comment