A po bllokon investimet pezullimi i ndërtimeve? Si do të reagojë ekonomia nëse qeveria rrit sërish taksat?

Pezullimi i ndërtimeve nga qeveria për një periudhë 1-vjeçare mund të jetë një mënyrë për të frenuar abuzimet me lejet e ndërtimit, por njëherësh edhe një dekurajim për investitorët e huaj. Sinjalet janë se bllokimi i ndërtimeve po step zgjerimin e aktivitetit ekonomik në Shqipëri.
Në një intervistë për Tv Klan, kreu I Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Mark Crawford ka shprehur shqetësimin lidhur me bllokimin e lejeve të ndërtimit dhe frikën e investitorëve për të ardhur në vendin tonë.
“Ne po dëgjojme nga ata që kanë deshirë të investojne këtu se për shkak të pezullimit të ndërtimeve ata mund të ngecin me investimet që duan të bëjnë dhe me vendet e punës që duan të hapin”
Jo vetëm bllokimi i ndërtimeve, por edhe parlajmërimi i qeverisë se muajt e ardhshëm do të rishohë paketën fiskale dhe do të ndërhyjë në disa taksa shihet me shqetësim nga biznesi i huaj.
Qeveria nuk ka nisur ende diskutimet publike për paketën e re fiskale, por pak ditë më parë tregoi se është e predispozuar të shtojë të ardhurat nga akcizat, duke bërë një rritje të fortë të akcizës për duhanin.
Mark Crawford thotë se rritja e taksave nuk inkurajon investitorët, madje është një motiv që ata të largohen drejt vendeve të rajonit ku barra tatimore është më e ulët.
“Per mua është i rëndësishëm stabiliteti dhe thjeshtëzimi i tatimeve. Edhe po mos të ketë rritje apo zbritje të taksave duhet të ketë thjeshtime. Qëllimi nuk është vetëm të ngrejmë taksat por të ngrejmë aktivitetin e ekonomisë. Për mua është e rëndësishme që qeveria të kujdeset për ato kompani të huaja që janë në Shqipëri”.
l.m
Add new comment