Armando Dukës nuk i interesojnë tre pikët, por paqja me Serbinë. A jemi në luftë?

Në një rol të pazakontë, si të ishte negociator i OKB-së për paqen kreu i FSHF-së Armando Duka thotë se Shqipërisë nuk i interesojnë tre pikët në tavolinë, pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ai thotë se i intereson më shumë paqja me Serbinë, se sa marrja e tre pikëve nga Shqipëria. “Do të respektojmë çdo vendim që merr UEFA. Mua nuk më intereson marrja e pikëve në tavolinë. Ajo që kemi më shumë nevojë tani është që të shohim përpara për të përmirësuar situatën dhe kushtet për të zhvilluar një futboll normal. Ne duam të bëjmë paqe me Serbinë”, ka thënë Duka për RTK2 në gjuhën serbe, pa sqaruar pse jemi ‘në luftë’ me ta, “do të respektojmë çdo vendim të UEFA-s”.
a.k
Comments
Cfare trangulli! Do qe te
<p>Cfare trangulli! Do qe te duket burre i mire !!!</p>
I vetmi vend i Evropes ku
<p>I vetmi vend i Evropes ku presidenti i Federates eshte nje njeri qe ska lidhje fare me futbollin...Sak qene as futbollist, as trajner, as menaxhereikip dmth kurrfare gjeje...Ky eshte skandal me vehte pervec sjelljes se tij opake ndaj ngjarjeve ne Beograd...Turp.</p>
Add new comment