Shkarkimi i Çefës dhe Lelçajt, të enjten. Raporti: Bënë pazare me emërimet e kolegëve

Ndërsa deputetët e mazhorancës kanë vendosur që shkarkimin e tyre ta votojnë në seancën parlamentare të së enjtes, promovimi që Këshilli i Lartë i Drejtësisë që i ka bërë gjyqtarit Gjin Gjoni duket se ka qenë edhe shkaku kryesor i shkarkimit të Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt. Në raportin e publikuar nga komisioni hetimor, listohen disa shkelje që i janë konstatuar nga deputetët ku strumbullari i tyre ka qenë promovimi i anëtarit Gjin Gjoni. Këto shkelje konsistojnë në emërimin që i është bër Gjin Gjonit si anëtar i Këshillit të Shkollës së Magjistraturës, emërimi i Neshat Fanës në krye të Shkollës së Magjistraturës ushtrimi i detyrës së tij në konfliktin e interesit etj.
“Pas shkarkimit (lirimit) të anëtarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, z.Sokol Binaj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë procedoi me zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit Drejtues të Shkollës. Nga shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes, rezulton se nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është propozuar në këtë detyrë z. Gjin Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili vetëm disa minuta më parë kishte votuar pro shkarkimit të Sokol Binajt.
a.k
Add new comment