A po reflektohen tensionet mes Serbisë dhe Shqipërisë edhe në marrëdhëniet tregtare?

Ditët e fundit në media është raportuar për mundësinë e reflektimit të tensioneve diplomatike Serbi-Shqipëri edhe në sfera të tjera, kryesisht në marrëdhëniet tregtare. Sot, televizioni “Abc News” raporton se “Serbia ka bllokuar pa asnjë njoftim paraprak, importin e zarzavateve nga Shqipëria”. “Një ditë pas ndeshjes së ndërprerë në Beograd dhe valës nacionaliste që e pasoi, fermerët e Lushnjes nuk po mundin të dërgojnë prodhimet e tyre në këtë vend. Mbi 2 mijë tonë domate janë bllokuar në Këmishtaj, duke shkaktuar humbje të madhe financiare për prodhuesit vendorë” raporton ky televizion që ka marrë gjithashtu edhe një reagim nga Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk i rezulton një situatë e tillë. “Zyrtarët e Ministrisë bëjnë të ditur se nga informacionet e tyre nuk u rezulton bllokim i kësaj tregtie. Sipas tyre, në Këmishtaj të Lushnjës ka aktualisht kamionë serbë, që po ngarkohen me perime, ndërsa vënë në dukje se ka pasur një ulje të çmimit të perimeve në treg, çka mund të ketë penguar shitjet, sipas tyre”vijon raportimi.
Për më shumë: http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/47670
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë janë në nivele të ulëta. Referuar shifrave zyrtare, për vitin 2013 eksporti i Shqipërisë me Serbinë llogaritet në vlerën e 2.2 miliardë lekëve ndërsa importi në vlerën e 15 miliardë lekëve.
n.k
Add new comment