Një gjest i pazakontë: Bashkësia Islame viziton manastirin e Deçanit në shenjë solidariteti ndaj disa shënimeve

Para disa ditësh në muret e objekteve ndihmëse të manastirit të Deçanit ishin shkruar grafite si “Chaliphate is coming” (Kalifati po vjen),"ISIS" (Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit), “UÇK”, (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) “AKSH”, (Armata Kombëtare Shqiptare) dhe disa mbishkrime në gjuhën arabe. Këto akte ishin dënuar nga institucionet e vendit dhe përfaqësitë diplomatike. Për të shprehur jo vetëm distancimin nga këto akte, por edhe solidaritetin me klerikët ortodoksë serbë, një grup përfaqësuesish të Bashkësisë Islame të Kosovës me Kryeimamin Sabri Bajgora, vizituan Manastirin e Deçanit. Për vizitën ka njoftuar prifti Sava Janjiç në rrjetet sociale, dhe fotoja edhe ilustrim i kësaj vizite.
a.k
Add new comment