Takimi i 10 nëntorit, ambasada amerikane në Beograd deklaron mbështetjen për vendimin e kryeministrit shqiptar dhe atij serb

Vendimi i dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, për të ripërcaktuar datën e takimit të tyre për në 10 nëntor, është mbështetur edhe nga SHBA. Të paktën, ambasada amerikane në Beograd, ka dalë me një deklaratë, përmes atasheut të Shtypit, Steven Stark, përmes të cilës vlerëson pozitivisht dakordësinë e të dyja palëve për të zhvilluar takimin. “Ne e mbështesim plotësisht vendimin e të dy kryeministrave për të ripërcaktuar datën e vizitës dhe për të vazhduar të zgjidhin problemet me anë të dialogut”, tha Stark. Deklaratës i ka kushtuar hapësirë agjencia edhe agjencia serbe “Tanjug”, duke përcjellë kështu se në Beograd ka aktorë dhe faktorë që kërkojnë atë që quhet si “hapja e një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe”.
http://tanjug.rs/news/150020/united-states-welcomes-joint-statement-by-v...
s.z
Add new comment