Mbishkrime “terroriste” në Korçë. A duhen marrë seriozisht?

Lojra kalamajsh apo mesazhe që duhen marrë seriozisht? Portali “Pellazgët e Korçës”, gazetë e minoritetit grek të Korçës publikon fotografi me mbishkrime të të ashtuquajturit “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit” nëpër muret e qytetit. Konkretisht në një lagje periferike pranë Medresesë së qytetit, që shumicën e popullsisë e ka të fesë ortodokse, hasen veç mbishkrimit “ISIS” edhe “Al- Qaeda”, “Bin Laden” si dhe “Turkey”. Sipas Express-it të Prishtinës, përtej njëanshmërisë dhe propagandës së këtij portali, mbishkrimet e organizatave terroriste nëpër mure duhen marrë seriozisht nga autoritetet shqiptare, nuk duhen lejuar dhe autorët duhen vënë para përgjegjësisë.
a.k
Add new comment