Prodi: Kufijtë i zhduk anëtarësimi në BE. Nxitoni dhe punoni

Ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish kryeministër i Italisë Romano Prodi, beson se edhe pse procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian është ngadalësuar vitet e fundit, nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit është brenda Europës së Bashkuar, në ndryshim nga vendet që janë në konflikte të nxehta aktuale. Këtë mesazh ai e dha ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri. Nga konferenca “Shqipëri-Itali, partneritet me Europën”, Prodi tha se duhet të ketë një përshpejtim të procesit të integrimit nga vendet që tashmë e kanë statusin e vendit kandidat, ku bën pjesë edhe Shqipëria...dhe kjo sipas tij realizohet duke sheshuar konfliktet e brendshme politike dhe duke pasur bashkëpunim për “detyrat” kyçe që Komisioni Europian i ka vënë vendit tonë.
“Vendet kandidate si Shqipëria duhet te vrapojnë dhe duhet një përshpejtim i procesit sepse ka një urgjencë për të përshpejtuar rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Dhe kjo vjen vetëm nëse je pjesë e Bashkimit Europian. Për këtë arsye është e nevojshme të ketë unitet politik të brendshëm. Sidomos për sa i përket luftës kundër korrupsionit e krimit te organizuar. Pra është një proces kompleks. Në këto rajone problemi etnik është i dukshëm sepse kufijtë nuk tregojnë popullsinë e një vendi. Por unioni europian për këtë është, për zhdukjen e kufijve”.
a.k
Add new comment