“The Washington Post”/ Rasti i parë i Ebolës mbërrin Nju Jork

Postuar në 24 Tetor, 2014 06:49

Një mjek në Nju Jork, i cili ishte pak kohë më parë në Guine për të mjekuar pacientë me Ebola, është tani personi i parë në qytetin më të madh amerikan që diagnostikohet si i infektuar nga virusi vdekjeprurës. Prestigjozja “The Washington Post” ka botuar lajmin nën titullin  “Mjek New York i cili ka punuar në Guinenë teste pozitive për Ebola” Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio e konfirmoi diagnozën, duke thënë se Dr. Craig Spencer është tani në karantinë dhe nuk ka arsye për panik. Ebola, tha ai, është shumë vështirë të infektojë të tjerët. Virusi kalon vetëm përmes lëngjeve të trupit, jo me kontakte të rastësishme. Pacienti njoftoi organizatën Mjekët Pa Kufi dje, se kishte temperatureë të lartë dhe të vjella – dy nga simptomat. Zyrtarët po përpiqen të identifikojnë këdo që mund të ketë qenë në rrezik infektimi.

 

L.V

 

http://www.washingtonpost.com/national/health-science/new-york-physician-who-worked-in-guinea-tests-positive-for-ebola/2014/10/24/f61499f8-5b58-11e4-8264-deed989ae9a2_story.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.