Georgievski kundër Ahmetit: Nuk kemi biseduar për ndarjen e Maqedonisë

Lubço Georgievski, ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, ka theksuar se nuk kishte biseduar me Ali Ahmetin për ndarjen e Maqedonisë dhe se gjatë konfliktit të vitit 2001 atij i ishte ofruar një plan për ndarjen e vendit. Agjensia "INA" citon Georgievski të ketë thënë: “Lidhur me deklaratën e dhënë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, të dhënë në disa media lidhur me konfliktin e 2001 dua të them këtë: Me Ali Ahmetin për herë të parë kanë shkëmbyer disa fjalë në 10 vjetorin e shënimit të Marrëveshjes së Ohrit. Që do të thotë se për këtë arsye nuk kam arritur të bisedoj me të para 10 viteve. Kurse, për sa i përket parashikimeve të tij për idenë e ndarjes së territorit dhe popullsisë së Maqedonisë, ai është informuar nga pjesëmarrës të tjerë që ishin në bisedime rreth MO-së, ose nga mediat, ngase për temën e njëjtë mjaft është folur dhe shkruar nga mediat maqedonase”. Sipas Georgievskit, Ahmeti në deklaratën e tij të fundit ka thënë se si drejtues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë dhe bashkë me shtabin në vitin 2001 nuk kanë pranuar propozimin e kryeministrit të atëhershëm Lubce Gjeorgjevski për një plan për ndarjen e territoreve.
L.V
Add new comment