Gazeta “Tribuna” shkruan se ndërkombëtarët nuk po ndërhyjnë që Hashim Thaçi të bëhet kryeministër

Postuar në 24 Tetor, 2014 02:03

Kryeartikulli në gazetën “Tribuna” shkruan se Partia Demokratike e Kosovës nuk kishte arritur në vitin 2001 të kushtëzonte krijimin e qeverisë gjithëpërfshirëse, duke e bërë Hashim Thaçin kryeministër. Sipas artikullshkruesit Burim Xhemajli; ndonëse në publik kishte thënë se kushtëzimi për të mos u bërë Thaçi kryeministër, ishte bërë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, në qarqet zyrtare ka qarkulluar edhe opsioni se Thaçi asokohe nuk e ka pasur mbështetjen e duhur ndërkombëtare. Por, prej atëherë PDK dhe Thaçi kanë punuar në drejtim të fitimit të simpatisë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe këtë synim e kanë finalizuar në vitin 2007, kur vendi veç po përgatitej ta shpallte pavarësinë. Në rrafshin personal Thaçi arriti të nominohet edhe për çmimin Nobel për Paqe, por zgjedhjet e qershorit e kthyen atë me gjithë partinë në gjendjen e vitit 2001. “Tribuna” shkruan gjithashtu se ndërkombëtarët nuk po ndërhyjnë që ai të bëhet kryeministër. Madje mosndërhyrjen në zgjidhje të krizës politike nga faktori ndërkombëtar, e ka pranuar edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti.

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=86986

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.