Fyle surprizon nga Beogradi: BE nuk i kërkon Serbisë të njohë Kosovën

Komisioneri i Zgjerimit në largim, Stefan Fyle, suprizoi nga Beogradi kur tha se Bashkimi Europian nuk do të kërkojë që Serbia të njohë Kosovën. B92 raporton se Fyle u shpreh se është i lumtur për ecurinë e reformave në Serbi duke thene se pozicioni i BE-së mbetet i njëjtë me vitin e kaluar, kur Brukseli miratoi kuadrin negociues për Serbinë.
Fyle tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të thotë se BE kërkon njohjen e Kosovës dhe që ajo të bëhet sot. Ai u shpreh se Serbia tani është një vend tjetër, që po prosperon dhe që ka ndryshuar shumë nga vizita e tij e fundit.
Fyle theksoi se Serbia është bërë një shtyllë stabiliteti në rajon, çka u konfirmua edhe nga Konferenca Rajonale e Ministrave të Jashtëm dhe të Ekonomisë së vendeve të Rajonit që u mbajt në Beograd.
l.m
http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2014&mm=10&dd=2...
Add new comment