Një betejë e FSHF-së

Vendimi i UEFA-s i ka kapur në befasi të gjithë. Ndoshta edhe vetë serbët, që nuk kanë pritur kaq shumë mirësi nga institucioni i më i lartë i futbollit europian, edhe pse dhuna dhe racizmi, ishin shfaqje të dokumentuara. Mirëpo nëse vendimi po perceptohet si tërësisht politik dhe po koagulon një ndjenjë të thellë mosmiratimi, politizimi i mëtejshëm i tij, apo përdorimi për qëllime politike, nuk i shërben askujt. Sidomos Shqipërisë, e cila ndonëse nuk thuhet në vendim, u penalizua për shkak të banderolës dhe dronit. Përndryshe, leximi i vendimit, se Shqipëria refuzoi të luante dhe ndaj edhe ndëshkohet, shtron çështjen se përfaqësuesit e kombëtares sonë nuk kanë thënë të vërtetën kur kanë deklaruar se “ata vetëm u pyetën” për vazhdimin e ndeshjes. Por ky nuk duket të jetë rasti, pasi përndryshe nuk ka sesi të shpjegohet absurditeti i qëndrimit të marrë ndaj Serbisë. Që këtej e tutje, në kushtet kur UEFA zbuloi natyrën e drejtësisë së saj, çdo demarsh duket i kotë. Pasi edhe arbitrazhi përbëhet po nga përfaqësues të saj. E megjithatë është detyrë e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe vetëm e saj, që të menaxhojë zyrtarisht të gjitha lëvizjet institucionale. Kjo është një çështje gjykimi sportiv edhe pse nuk na pëlqen vendimi. Ndaj edhe dalja e posaçme e kryeministrit të Shqipërisë sot, për të folur për “vendimin politik të UEFA-s”, apo për të inkurajuar FSHF-në, është disi e pavend. Kryeministri shumë mirë mund të prononcohej nëse do të pyetej për këtë gjë, sikurse edhe kreu i opozitës, që ka apeluar sot që qeveria të bëjë gjithçka për të mbështetur kombëtaren, por marrja e këtij argumenti nga qeveria shqiptare, nuk ka shumë kuptim. Këtu nuk diskutohet mesazhi i kryeministrit, por nëse dalja e tij është e përshtatshme ose jo. Është e vërtetë se vendimi zgjon për shumëkënd vetëdijen për marrëdhënien tonë me Europën dhe se ai e cenon edhe më tej besimin nëse vlerat e trumbetuara të Europës, janë të vërteta të prekshme, por kjo kurrsesi nuk duhet që të zgjerohet si rruga kryesore e të menduarit në këtë drejtim. Vendimi dëshmoi njëfarësoj edhe se Serbia ka lidhje shumë të forta dhe më të qëndrueshme me Europën. Të paktën atë politike. Është detyra e politikës shqiptare të lexojë këtë realitet dhe të mos lejojë që kjo epërsi të përftojë ndjenja të dëmshme në Shqipëri dhe te shqiptarët. Edhe pse padrejtësia mbetet padrejtësi.
skerdilajd zaimi
Comments
Federata jone nuk ka patur

Federata jone nuk ka patur njerez te afte per te bere mbrojtjen ne UEFA. Edhe nese kombetarja jone eshte ftuar per te vazhduar lojen, me ato qe pame, as gjyqtari nuk doli per te vazhduar lojen. A ka rregulla per kete rast?

Zoti S.Z., Evropa nuk humbet

Zoti S.Z.,

Evropa nuk humbet rastin te na kujtoje se futbolli nuk duhet "ngaterruar" me politiken. Z.Kocijancic e permendi nja 10 here brenda 5 min pyetje-pergjigje me gazetaret. Po vete Evropa duket se e ka ne plan te pare politiken kudo, natyrisht. Cdo ceshtje qe ka te beje me raportet njerezore brenda shoqerise eshte politike. Te jemi te qarte.

Personalisht nuk besoj se politika shqiptare duhet te heshte, perkundrazi, eshte casti ti beje ca pyetje Evropes se cfare ka ndermend te beje me Ballkanin, dhe tu lihet te kuptojne se jemi ngopur duke na marre per budallenj.

Dhe nje thirrje per gjithe trumbetaret e "integrimeve evropiane", vecanerisht pjesa e medias, qe mbase e rishqyrtojne dhe nje here brenda vetes se cilat duhet te jene prioritetet per Shqiptaret. "Kufijte dhe nacionalizmat do shuhen brenda ne BE" - thoshte Rama, po ja qe thjesh thellohen.

A na duhet te rendim drejt nje Evrope si ajo e 1878, 1913 apo e mengjesit te sotem?

A eshte bashkimi kombetar thjesht nje enderr qe do shuhet brenda ne BE?

A do zhduken dallimet dhe pabarazite ne BE apo thjesht do marrin ngjyre tjeter?

Do ju lutesha te hapnit nje sondazh per keto.

Respekte redaksise.

Nuk duhet te jemi pjese e

Nuk duhet te jemi pjese e kesaj organizate qe promovon dhunen e rracizmin ndaj nesh.

Eshte e qarte se Serbia eshte

Eshte e qarte se Serbia eshte e perkedhelura e BE-se. Kjo per faktin se vazhdon ta kercenoje BE-ne me tregeti te hapur me Rusine, pa dogana, pa kufij. Kercenimi ushtarak eshte edhe me serioz duke marre parasysh se kater baza te medha te ushtrise serbe, jane nen shqyrtim per t'iu kaluar Federates ruse; njera bile mund te shenderrohej ne baze raketore balistike - tmerri i tmerreve per Perendimin.

Ja pse Europa ka frike.

Te kalojme tek Shqiperia: vend i padinjitet qe i eshte shtrire rrogoz BE-se per anetaresim me çdo kusht siç u veprua edhe per Nato-n - faturat e kripura te se ciles, po u rendojne taksapaguesve shqiptare.

Valle s'paska nje rruge te ndermjetme, nje rruge te mesme(budiste) e te ekuilibruar qe do ta shihte Shqiperine jashte çdo aleance jo te favorshme, duke u zhvilluar larg nga kaosi BE qe po prodhon kudo vetem krize o jostabilitet?

Nuk mund ta kercenonim BE-ne me riafrimin me Kinen - mikun tone te vjeter qe aq shume e ringriti ekonomine shqiptare ne vitet e izolimit te tmerrshem; ne kembim te investimeve kineze dhe marrjes falas te teknologjise? Do te mjaftonin dy porte dhe nje aeroport te dhena ne koncesion te gjate Kines, qe BE te terbohej dhe Shqiperia te behej nje nyje e rendesishme e strategjike per mallrat dhe teknologjine kineze.

Se te flasim realisht çfare do te perfitonim nga nje anetaresim i gjate dhe shume i lodhshem ne BE? Rumani & Bullgaria çfare perfituan? Varferine ekstreme, shenderrimin ne nje varreze pleherash per mbetjet me toksike europiane, korrupsionin e pakufi, renimin e bujqesise per shkak te imponimit te kufijve strikte te koutave per çdo produkt bujqesor.

Ndersa nga nje zhvillim i pavarur e dinjitoz i ngjashem me ate norvegjez e zviceran, do te fitonim te gjithe.

Le te vijme tek FSHF-ja: ky eshte rasti me i volitshem per t'i dhene nje shuplake surratit Palatinise filo-serb, duke shkarkuar dhe hetuar gjithe bordin drejtues te FSHF-se, nga Duka e poshte. UEFA tejet e shqetesuar do te na perjashtonte nga çdo aktivitet dhe ne me dinjitet do t'i pergjigjeshim: SHHHHHHTTTTT, mos mbroni mafien e futbollit! Fundi i fundit çfare do te humbisnim? ASGJE, perkundrazi, do te fitonim nje dinjitet e simpati te papare ne kontinent, duke krijuar nje precedent te rrezikshem qe do te mund te emulohej nga vende te tjera me me teper peshe politike, aspak te kenaqura nga ky organizem i korruptuar e autoritar.

Nese kemi kurajo e dinjitet, TANI ESHTE KOHA PER VEPRIM!

Add new comment