Vendimi i UEFA-s; Shqipëria nuk merr 3 pikë, Serbisë i hiqen 3 pikë. Shulku: U dënuam dhe me 100 mijë euro gjobë. Do apelojmë

Postuar në 24 Tetor, 2014 02:53

UEFA ka ndëshkuar Shqipërinë me një vendim absurd. Ndryshe nga sa pritej kombëtarja shqiptare jo vetëm që nuk i ka marrë 3 pikët e pritshme në tavolinë, por UEFA e ka ndëshkuar me humbjen 3-0 po në tavolinë. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka deklaruar se UEFA i ka dhënë fitoren në tavolinë Serbisë me rezultatin 3 me 0, ndërkohë që ka gjobitur FSHF-në me shumën prej 100 mijë eurosh. Shulku e dha deklaratën në një konferencë për shtyp në selinë e FSHF-së. Kombëtarja shqiptare është gjetur fajtore për refuzim të vazhdimit të lojës në përballjen Serbi- Shqipëri në stadiumin e Beogradit më 14 tetor. Për këtë arsye është ndëshkuar me rezultat 3-0 në disfavor duke i dhënë automatikisht fitoren kombëtares serbe. Por Komisioni i Disiplinës ka vendosur t’ia heqë 3 pikët kombëtares serbe duke e deklaruar fajtore për atë çfarë ndodhi në stadium para dhe pas shfaqjes së dronit me simbolet kombëtare në stadiumin e Beogradit. Shqipëria është gjobitur gjithashtu me 100 mijë euro gjobë për banderolën me hartën e Shqipërisë së madhe, ndërkohë që në nëntor pritet të merren vendimet disiplinore për lojtarët. Me 100 mijë euro gjobë është ndëshkuar edhe Serbia por është rënduar edhe me masën disiplinore të luajë 3 ndeshjet e ardhshme të EURO 2016 pa tifozë në stadium. “Nuk është e drejtë. Në një fushë dhunuesi u barazua me të dhunuarin” tha Shulku. “Vendimi është  dhënë i paarsyetuar dhe do të jepet i arsyetuar brenda 5 ditësh. Do të vazhdojmë luftën sipas rregullores. Do ankimojmë vendimin. 3 pikëshi i takon ekipit tonë. Nuk ka dënime lojtarësh. Do ankimojmë ” tha përfaqësuesi ligjor i FSHF-së, avokat Hajdari.

L.V

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

Ndodhi ajo qe pritej te ndodhte nga mendjet e ftohta. Ky eshte nje dush shembullor i euforise plot sllogane nacionaliste te shpalosura thuajse ne gjithe gazetat dhe dhenies se titujve te nderit Dukes  dhe lojtareve te kombetares. Rezultati eshte qe Europa ka standarte vleresimi qe refuzohen te njihen nga shqiptaret.

Rezultati final 0-0 ! plus 100.000 evro gjobe. Shkuam per lesh e u kthyem te qethur.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Refuzim per vazhdimin e lojes? Po gjyqtaret nuk dolen ne fushe ku te prisnin pese minuta ekipin tone dhe te vendosnin topin ne mesin e fushes ose ta perplasnin ne toke ne vendin ku u nderpre loja. Pastaj ti frynin bilbilit per perfundimin e takimit. I kryen gjyqtaret keto procedura? Mesa pame jo. Mbrojtja jone ne UEFA, e kishte shtruar kete ceshtje? Sic duket avokatet tane kane qene te paafte. Mire te na behet.

Submitted by anticensurë (not verified) on

hë mo se nuk është ndonjë gjë e madhe!!duka është bërë qytetar nderi i tropojës dhe vleorës,për të tjerat vari hajdarin!!

faji ishte toni dhe pikë!!bile dhe po të na kishin vrarë duhet të këtheheshim në fushë!!kot se ka thën fre mërkëri"dhë sou mast go on"!!

dhe të rradhur dhe të vdekur ne duhe të luanim!

fiton kush shpif më shumë sot!sërbët shpifën më shumë dhe fituan!!

Submitted by AnonTr (not verified) on

Evropa legjitimoi sot rracizmin dhe dhunen ndaj shqiptareve.

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Keshtu ka ndodhur tere motet:

Kosova ishte e shqiptareve, por ne fillim te shekullit te shkuar, Evropa ua dha serbeve (per aresye politike);

Evropa nderroi mendje dhe ua ktheu te drejten (Kosoven) shqiptareve, ne fund te po atij shekulli!

Vjen viti 2014 dhe serish, serbet e shqiptaret, ne sy te Evropes:

Shqiptare dhe serbe, akoma nuk e moret vesh se Evropa nderron hera heres?!

Natyrisht, "per aresye politike"!

Apeloni, nje here, kush e di, p;atini mund te shnderrohet ne bronz, ne mos ne ar!

Submitted by Epiroti (not verified) on

Evropa sot i ka thene shqiptareve qe te kthjellohen dhe te civilizohen sepse i harruan thirrjet e tyre rraciste kur luajten me Greqine para tre vitesh. Ishin shqiptaret qe provokuan serbet ne shtepine e tyre dhe ne te njejten kohen refuzuan te luajne. Here te tjera ne vend te urise per te rrembyer toka te fqinjeve, merrni nga nje dege ulliri per bashkim vellazerim ne Evropen e kulturuar. Shqiptaret rane prehe e egoizmit kosovarist qe e ka kosovarizuar gjithe kombetaren.

Submitted by ReShit KarBunara (not verified) on

Epiroti komentet e tua janë te verteta per si e kuptoj une situates. Flamuri I Shqipërisë imagjinare ishte I panevojshem. E vetmja gje e Vogel qe do te shtoja është pra nomi se fraza qe serbet perdoren, Vritni Shqiptaret! Apo dhuna modeste ne fushe, po ashtu ishin te panevojshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.