Lirohet biznesmeni i ndërtimit Hajredin Fratari

Postuar në 26 Tetor, 2014 06:53

Lirohet Hajredin Fratari, biznesmeni i ndërtimit i cili u arrestua dy ditë më parë për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. “Ora News” raporton se lirimi i tij është bërë me urdhrin e prokurorit Adriatik Cama. Sipas tij në momentin e arrestimit nuk janë respektuar kushtet për kapjen e personit në flagrancë. 

Ndërkohë hetimet do të vazhdojnë në gjendje të lirë. Prej të premtes së 24 tetorit 2014, Hajredin Fratari u mbajt në një nga qelitë e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tranës. Biznesmeni i njohur i ndërtimeve u arrestua në një kompleks pallatesh, të cilin ai po e ndërtonte në zonën e Liqenit të Thatë, në kryeqytet. Mbi 72 vjeçarin u ngrit akuza e ndërtimit të paligjshëm, pasi kompanisë së tij i kishte përfunduar afati i lejes së ndërtimit dhe i mungonte oponenca teknike.

http://www.oranews.tv/vendi/lirohet-biznesmeni-i-ndertimit-hajredin-fratari/

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.