Arkiv-Lajme
Një pagesë e papërligjur për shërbimin paliativ. Ministria reagon për rastin
Një qytetar ka raportuar pranë “ResPublica” një rast nga i cili rezultonte se është paguar pranë qendrës së Shërbimit Paliativ, për shërbimin e kërkuar për një të sëmurë terminal. Mandat arkëtimi, cilëson se pagesa bëhet për “kontribut”, kurse verbalisht personi është sqaruar se bëhet fjalë për shpenzime administrative. “ResPublica” e referoi rastin në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila në përgjigjen e vet e trajtoi atë si korruptiv dhe është shprehur se ka nisur hetimet. Madje kërkoi ballafaqim me personin.
Foto të papublikuara nga pushkatimi i Çe Guevarës në Bolivi
47 vjet pas pushkatimit të Ernesto Çe Guevarës në Bolivi, dalin në dritë foto të papublikuara të vdekjes së tij. Fotot mbaheshin të fshehura nga Emanuel Artega, nipi i një prifti katolik që shërbeu për 11 vjet me mision në Bolivi.
Fotot e ekzekutimit të Çe Guevarës ishin shkrepur nga gazetari i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), Mark Huten, i cili në pamundësi për t’i nxjerrë nga Bolivia ia kishte dhënë misionarit katolik Luis Kartero.
Jahjaga nuk do të marrë pjesë në takimin e Komisionit Trilateral në Beograd. Arsye zyrtare, situata e brendshme politike
“Zëri” njofton se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Komisioni Trilateral, parashikuar për t’u mbajtur në Beograd më 1 nëntor. Këshilltari Arbër Vllahiu ka sqaruar aryset se pse Jahjaga refuzon pjesëmarrjen, e që sipas tij lidhet me situatën politike në Kosovë.
Hyn në fuqi Plani i ndihmës shtetërore për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja “start up”. Krijimi i Fondit ende si projektvendim
Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë: “Plani i ndihmës shtetërore “për krijimin e fondit në mbështetje të sipërmarrjeve të reja “start-up””, që parashikon ndihmë financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndihma vjen në formë granti dhe ka si kufi shumën totale prej 25 000 000 lekësh.
Kuvendi miraton Vangjel Kostën dhe Albana Shtyllën për anëtarë të KLD-së, por rrëzon dekretet e Presidentit për Gjykatën e Lartë
Vangjel Kosta dhe Albana Shtylla janë që nga sot anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot kandidaturat e tyre, pas krijimit të vendeve vakant, si pasojë e shkarkimit të Elvis Cefës dhe Lulzim Lelçajt. Po sot, Kuvendi ka rrëzuar dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e Elona Stavrit dhe Sokol Ngresit si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Për Elona Stavrin pati 73 vota kundër, 3 pro dhe 3 abstenime, kurse për Ngresin 67 vota kundër, 7 pro dhe 4 abstenime.
s.z
Edhe socialistët të pakënaqur me aksionet me goditje të përqendruar. Ruçi: “Po fusni në burg konsumatorët, po lini jashtë hajdutët”
Ka dalë hapur pakënaqësia ndaj ekipit qeveritar të Edi Ramës. Jo vetëm nga opozita që e ka detyrë funksionale kritikën, por edhe nga vetë socialistët, të cilët kanë një përvojë jo të vogël në qeverisje dhe sidopmos në stabilizimin e një kulture relative të shtetit ligjor. Sidomos metodika qeverisëse e sulmit të përqendruar dhe si e tillë me natyrë sezonale, nuk po përptypet mirë. Kështui kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, është shprehur me tone kritike sot në seancë plenare, sidomos për aksionin e ri të energjisë, në kuadër të të cilit po raportohen me dhjetëra arrestime.
NATO raporton lëvizje të shtuar të avionëve ushtarakë rusë në hapësirën europiane
Mediat raportojnë për aktivitet të shtuar të avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore evropiane. Burim i këtij raportimi është NATO, e cila ka bërë të ditur se ka gjurmuar lëvizjet e avionëve rusë, mes të cilëve edhe bombardues strategjikë dhe gjuajtës. Aktiviteti është gjurmuar në hapësirat mbi Baltik, detin e Veriut, në oqeanin Atlantik dhe në detin e Zi. Më konkretisht, vetëm të mërkurën, pra dje, NATO raportoi se 8 avionë Tu95, bombardues strategjikë, të aftë përe të transportuar armë bërthamore, u gjurmuan mbi detin e Veriut, duke fluturuar në hapësirë ajrore ndërkombëtare.
Arvizu në konferencën e organizuar nga KLSH: “Auditimi i mirë, vendimtar për luftën ndaj korrupsionit”
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është rishfaqur sot pas një mungese disa javore, në një aktivotet të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ai ka folur për nevojën e një audituesi të pavarur dhe profesionist, që të mbikëqyrë prokurimet dhe shpenzimet e qeverisë. “Një shoqëri demokratike duhet të veprojë me auditues të mirë, se ata janë rojtarët që hedhin dritë mbi prokurimet, punësimet dhe shpenzimet e qeverisë.
Suedi, dekretohet njohja e shtetit të Palestinës
Shefja suedeze e diplomacisë, Margot Wallstrom, njoftoi sot se qeveria e saj njeh nëpërmjet një dekreti shtetin e Palestinës, duke u bërë vendi i parë perëndimor i BE-së që merr një vendim të tillë. “Sot qeveria merr vendimin për të njohur shtetin e Palestinës. Është një hap i rëndësishëm që konfirmon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje. Qeveria konsideron se kriteret e së drejtës ndërkombëtare për një njohje të shtetit palestinez janë përmbushur.
Tronditet selia e Qeverisë së Maqedonisë, qëllohet me dy predha. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë e atentatit
Dy predha janë hedhur mbrëmë rreth orës 22 në drejtim të Qeverisë së Maqedonisë, njoftoi MPB. Pranë autoriteteve policore, njofton agjencia INA, ishte lajmëruar se në afërsi të Qeverisë janë dëgjuar dy shpërthime, ndërsa pas disa orëve në fasadën e ndërtesës së Qeverisë janë gjetur edhe dy predhat. Bëhet me dije gjithashtu se nuk kanë plagosur dhe nuk kanë shkaktuar dëme materiale.