Edhe socialistët të pakënaqur me aksionet me goditje të përqendruar. Ruçi: “Po fusni në burg konsumatorët, po lini jashtë hajdutët”

Postuar në 30 Tetor, 2014 07:54

Ka dalë hapur pakënaqësia ndaj ekipit qeveritar të Edi  Ramës. Jo vetëm nga opozita që e ka detyrë funksionale kritikën, por edhe nga vetë socialistët, të cilët kanë një përvojë jo të vogël në qeverisje dhe sidopmos në stabilizimin e një kulture relative të shtetit ligjor. Sidomos metodika qeverisëse e sulmit të përqendruar dhe si e tillë me natyrë sezonale, nuk po përptypet mirë. Kështui kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, është shprehur me tone kritike sot në seancë plenare, sidomos për aksionin e ri të energjisë, në kuadër të të cilit po raportohen me dhjetëra arrestime. “Në fjalën tuj nuk dallohet ku mbaron ministri dhe ku fillon kryeministri. Zotërinj ministra, nuk duhet të hiqeni si kryeministra. Qeverisja nuk bëhet me aksion, por me qeverisje çdo ditë. Janë dy mijë elektricistë që ka sistemi, si mendoni se këto lidhje të jashtëligjshme s’i kanë bërë këta? Absolutisht që këta i kanë bërë. Po fusni konsumatorët brenda, po lini hajdutët jashtë. Keni mbi 600 e ca faturistë, sikur nga një në ditë, do kishim 600 e ca deponime. Ne do kërkojmë llogari për këta tregues. Nuk luftohet krimi me aksione policore, por me qeverisje përditë”, tha Ruçi. Ky nuk është rasti i parë, edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, jo rrallë, ka kritikuar nivelin e ekspertizës juridike të qeverisë, që sjell në komison , drafte me cilësi shumë të dobët.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.