Jahjaga nuk do të marrë pjesë në takimin e Komisionit Trilateral në Beograd. Arsye zyrtare, situata e brendshme politike

Postuar në 30 Tetor, 2014 08:55

“Zëri” njofton se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Komisioni Trilateral, parashikuar për t’u mbajtur në Beograd më 1 nëntor. Këshilltari Arbër Vllahiu ka sqaruar aryset se pse Jahjaga refuzon pjesëmarrjen, e që sipas tij lidhet me situatën politike në Kosovë. “Qëndrueshmëria e shtetit dhe domosdoshmëria për të ndihmuar procesin e ndërtimit të institucioneve në vend kanë përcaktuar edhe vendimin e Presidentes Jahjaga, karshi edhe analizës së agjendës së përcaktuar të konferencës, nivelit të pjesëmarrësve dhe aspekteve protokollare dhe organizative", ka shpjeguar Vllahiu.

http://zeri.info/aktuale/4769/jahjaga-perfundimisht-nuk-shkon-ne-beograd/

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.