Arkiv-Lajme
Borxhet e Beogradit bëhen shkak që Moska të ndërpresë pjesërisht furnizimin me gaz të Serbisë
Presidenti Putin vendosi të ndërpresë livrimin e gazit për Serbinë në masën 28%, sipas tv serb B92 që citon të përditshmen “Danas”. Putini mori këtë vendim pasi ishte i pakënaqur nga vizita e tij e fundit në Beograd, kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç refuzoi të nënshkruajë një protokoll mbi pagimin e borxhit të Serbisë ndaj Rusisë mbi gazin deri në Mars të vitit 2015, që kap afërsisht shumën e 200 milionë dollarëve.
Isa Mustafa paralajmëron rishikimin e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike në Kosovë
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar nisjen e konsultimeve përbrenda partisë së tij dhe koalicionit pas zgjedhor në lidhje me tejkalimin e krizës politike rreth formimit të institucioneve të reja. Gazeta “Tribuna” shkruan se çështje kryesore e konsultimeve, pritet të jetë marrëveshja që ai kishte lidhur më 10 qershor me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atë të partisë Nisma, Fatmir Limaj. Sipas kësaj marrëveshje, LDK merrte postin e kryetarit të Kuvendit, kurse AAK atë të kryeministrit.
Ministrja Kodheli në Amerikë: Edhe Shqipëria rrezikohet nga ISIS
Shqipëria rrezikohet nga ISIS. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një intervistë për Zërin e Amerikës pranoi se rreziku që vjen nga terrorizmi ka vënë në gatishmëri edhe Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s. Kodheli sqaroi se Shqipëria po bën gjithçka për të siguruar qytetarët e saj. “Shqipëria është një vend i NATO-s, dhe të gjitha kufijtë e NATO-s janë të rrezikuar. Ballkani Perëndimor fatkeqësisht është një vend që ka prodhuar ushtarë që shkojnë gjetiu për të luftuar pa ditur se për kë po e bëjnë.
Njësi e posaçme me 50 vetë për të kontrolluar punonjësit e OSHEE që bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë
Një strukturë e posaçme me 50 punonjës do të monitorojnë rreth 2900 elektriciste dhe faturistë te operatorit te sistemit te shpërndarjes se energjisë, lidhur me abuzimet që ata mund te kryejnë. Qeveria ka ngritur një njësi speciale që do të hetojë kryesisht punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të cilët bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë. "Do të jetë një njësi e pavarur nga OSHEE, me fokus kryesor rolin e punonjësve të OSHEE-së në aktet kriminale, siç është lidhja e paligjshme e energjisë.
Kuvendi hap procedurat për dy anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH
Kuvendi i Shqipërisë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në një njoftim të publikuar edhe në faqen zyrtare në internet thuhet se “kërkesa e nënshkruar nga kandidati për paraqitjen e kandidaturës, duhet të paraqitet zyrtarisht pranë sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë, brenda datës 10.11.2014, e shoqëruar me dokumentacionin përkatës: CV, fotokopje të librezës së punës, diplomë universitare dhe pasuniversitare, dëshmi penaliteti, si dhe referenca të tjera që provojnë përmbushjen e kritereve ligjore.
Harta e re territoriale, depozitohen 82 kërkesa në KQZ për referendum
Grupet nismëtare nga 82 Bashki dhe Komuna kryesisht të djathta të vendit, kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për mbajtjen e referendumeve lokale, ku mes të cilave kundërshtohet harta e re territoriale. Kodi zgjedhor parashikon që grupet nismëtare duhet të mos kenë më pak se 12 firma të banorëve të asaj zone. Nga ana tjetër, edhe Partia Demokratike ka depozituar pak kohë më parë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për ta shpallur antikushtetuese hartën e re territoriale. Sipas kërkesës së PD-së, me këtë hartë nuk mund të ketë zgjedhje të drejta dhe të ndershme.
Vasili përsëriti ftesën: Opozita të kthehet në Kuvend
LSI përsëriti sërish ftesën në adresë të opozitës që të vijë në Kuvend, si vendi ku zhvillohen idetë dhe përgjegjësitë politike para qytetarëve vendit. “Është momenti ta rinovojmë edhe njëherë ftesën që opozita të mos u mungojë impenjimeve të rëndësishme dhe rolit të saj të pazëvendësueshëm në parlamentin shqiptar, pasi mandati i dhënë nga qytetarët zhvillohet vetëm në sallën e parlamentit ku janë idetë, por zhvillohen dhe përgjegjësitë e mëdha politike para vendit”, u shpreh te premten në një deklaratë për shtyp, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
“Washington Post”: Në Siri hyjnë rregullisht 1000 luftëtarë çdo muaj që i bashkohen ISIS
Në Siri dhe Irak, numri i luftëtarëve të Shtetit Islamik po shtohet në mënyrë përpjesëtimore çdo muaj. Rekrutimet kanë vazhduar pavarësisht fushatës së sulmeve ajrore të aleatëve perëndimorë e arabë, si dhe atyre tokësore të kurdëve e Irakut. Gazeta e njohur amerikane “Washingon Post” shkruan se çdo muaj, në Siri hyjnë rregullisht një mijë luftëtarë të huaj dhe kjo shifër nuk është pakësuar, edhe pse janë shtuar sulmet ndaj ekstremistëve. Media prestigjioze citon burime nga shërbimet inteligjente amerikane për luftën kundër terrorizmit.
Rama: Mësuesit punojnë jashtë profileve, do kryejnë provim liçensimi
Mësuesit në të gjithë vendit do kryejnë provim liçensimi. Gjatë një aktivitet në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë kryeministri Edi Rama. theksoi se sistemi ynë i dijes është i kalbëzuar dhe se prapambetja e vendit tonë në raport me BE ku ne aspirojmë të integrohemi i ka rrënjët në sistemin e dijes. Ai u shpreh edhe një herë se zhvillimi i arsimit është themelor për të ecur para. Më tej Rama theksoi se duhet të mësohet nga gabimet e së shkuarës. Sipas kryeministrit reformat e shumta në fushën e dijes do lidhin universitetet me tregun e punës.
Në Shqipëri do vendoset Selia së Sekretariatit të Fondit të Ballkanit Perëndimor
Në Bratislavë u zhvillua takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Gjatë takimit diskutimet u përqendruan në tre tematika: Shteti ligjor, qeverisja e mirë dhe transparenca si dhe bashkëpunimi rajonal.