Njësi e posaçme me 50 vetë për të kontrolluar punonjësit e OSHEE që bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë

Një strukturë e posaçme me 50 punonjës do të monitorojnë rreth 2900 elektriciste dhe faturistë te operatorit te sistemit te shpërndarjes se energjisë, lidhur me abuzimet që ata mund te kryejnë. Qeveria ka ngritur një njësi speciale që do të hetojë kryesisht punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të cilët bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë. "Do të jetë një njësi e pavarur nga OSHEE, me fokus kryesor rolin e punonjësve të OSHEE-së në aktet kriminale, siç është lidhja e paligjshme e energjisë. Do të bashkëpunojë me policinë, do të ketë akses në të dhënat e Operatorit dhe bashkëpunojë me të, por do të kryejë edhe hetime dhe kërkime të pavarura në mënyrë që të evidentohen rastet jashtë strukturës së OSHEE-së", tha ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Aksioni kundër vjedhjes se energjise ka bere qe gjate kësaj jave te rriten ndjeshëm arkëtimet për muajin tetor.
L.V
Add new comment