Arkiv-Lajme
Parandalohet arratisja e vëllezërve Tafili nga burgu i Peqinit. Në pranga 5 punonjës të burgut dhe një 33-vjeçar nga Shkodra
Prokuroria e Elbasanit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve njoftuan se kanë parandaluar arratisjen e vëllezërve Tafili dhe të Fran Marashit e Gëzim Gurit nga burgu i Peqinit.
Sipas njoftimit ata do të ndihmoheshin nga persona brenda dhe jashtë burgut për të kryer arratisjen për të cilën kishin edhe një plan konkret.Hetimet çuan në arrestimin e 5 punonjësve të burgut të Peqinit dhe një shtetasi nga Shkodra, të cilët nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, kanë krijuar kushtet që të dënuarit të tentonin arratisjen nga burgu.
Shqiptarët kundër Platinisë edhe në Londër. Të dielën do të protestohet para selisë së UEFA-s
Një grup emigrantësh shqiptarë kanë protestuar sot në Londër kundër vendimit të UEFA-s që dënoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes në Beograd dhe 100 mijë euro gjobë.
Me pankarta në duar protestuesit kanë dënuar thirrjet raciste dhe dhunën e ushtuar ndaj lojtarëve të kombëtares më 14 tetor në Beograd. Nje tjetër proteste kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Dortmund të Gjermanisë.
Protesta u thirr në rrjetet sociale, duke bërë që qindra vetë të dalin në flamuj kombëtarë në qendër të qytetit.
Gjiknuri: Vjedhja e energjisë; pas biznesit, aksion ndaj konsumatorëve
Aksioni i OSHEE-së dhe policisë ndaj abuzuesve të energjisë elektrike ka filluar nga bizneset, për të vijuar më pas me familjarët. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi nga Elbasani se kjo është një betejë e qytetarëve të ndershëm dhe nuk do të ketë kthim prapa. Aksioni i së shtunës në Elbasan është përqendruar në zonën industriale pranë ish-kombinatit metalurgjik, ku po kontrollohen të gjitha bizneset dhe sipas ministrit Gjiknuri, vihet re një mospërputhje e faturës së energjisë elektrike me natyrën e biznesit në lidhje me konsumin.
Daçiç akuza Shqipërisë: Ka bllokuar Serbinë në programin e NATO-s
Serbia akuzon Shqipërinë se ka bllokuar nënshkrimin prej saj të Planit Veprues për Partneritet Individual në NATO, i quajtur IPAP. radios “Evropa e Lirë” citon: “Serbia me NATO-n është harmonizuar për programin IPAP. Kjo i ka kaluar të gjitha instancat dhe atëherë Shqipëria ka paraqitur vërejtje, gjegjësisht ajo na ka ndalur... Nuk mund të kërkohet nga Serbia që të jemi konstruktiv, dhe çka tash Shqipëria po aktron në kuptimin e NATO-s”, tha sot Daçiç, në konferencën e rregullt për shtyp në Beograd.
Policia greke në kërkim të vrasësit serial nga Shqipëria. 30-vjeçari shqiptar akuzohet për 7 vrasje
Mediat greke raportojnë se policia e vendit fqinj është në kërkim të një vrasësi serial nga Shqipëria që akuzohet për të paktën 7 vrasje muajt e fundit.
Nga të dhënat e rezervuara mësohet se vrasësi serial dyshohet të jetë autor i dy krimeve makabre në Mesinia dhe vrasësi i një piktori në ishullin e Naksos. Po ashtu mbi 30 vjeçarin shqiptar rëndojnë edhe vrasjet e 4 të moshuarve me qëllim grabitjen e tyre.
Star.gr raporton se shqiptari fillimisht miqësohej me të moshuarit që banonin vetëm, ndrësa më pas vinte në jetë planin e vrasjeve dhe grabitjeve.
Vatikani pranon se “Cappella Sistina” ka pësuar një zbardhje sipërfaqësore
“Cappella sistina”, kryevepra e Mikelagelos ka pësuar disa dëme sipërfaqësore, por gjithsesi pa e cenuar aspak integritetin e veprës. Ato janë vënë re në vitin 2010, por nuk u bënë publike. Nga një vëzhgim nga afër, u pa se afresket kishin nisur të zbardheshin dhe kjo sipas një versioni të parë, si pasojë e ndotjes së ajrit nga numri i lartë i vizitorëve. Pluhuri i grumbulluar konsistonte në karbonat kalciumi dhe bikarbonat kalciumi, që besohet se janë krijuar aty në formë depozitash nga rritja e nivelit të dioksidit të karbonit dhe lagështisë, që kanë depërtuar suvanë.
Presidentja Jahjaga trefishon pasurinë brenda tri vitesh
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka trefishuar pasurinë e saj brenda tri vitesh. Në bazë të publikimit të të dhënave rreth pasurisë së zyrtarëve publikë nga Lëvizja “Fol”, presidentja e vendit në vitin 2012 kishte në vlerë prej rreth 41 mijë euro, kurse në vitin 2014 pasuria e saj ka arritur në 134 mijë. Gazeta “Zëri”, të cilës i referohet edhe gazeta "Tribuna", ka publikuar në këtë mënyrë edhe një dokument ku bëhet fjalë për këtë shifër.
L.V
NATO e shqetësuar për manovrat ruse, në shtetet baltike e Poloni u stacionuan avionë shtesë
Me shtimin e manovrave të fluturimit në kufi me hapësirën ajrore të NATO-s, Rusia tërheq vëmendjen e Aleancës. Zëdhënësi i "Supreme Headquarter of Allied Powers in Europe", Jay Janzen deklaroi që manovrat ruse kishin qenë rrezik potencial për fluturimet civile ajrore. Kjo sepse bombarduesit rusë dhe avionët luftarakë i kishin fikur transportuesit dhe nuk kishin vendosur kontakt me radio, për t'u identifikuar. “Deutsche Welle” shkruan se edhe NATO-ja e ka shtuar pas aneksimit të Krimesë të ashtuquajturin "Air Policing" në kufijtë lindorë të Aleancës.
PD denoncon korrupsionin me vizitën e Papës. Kryeministria: Kthehuni në Kuvend të flasim për problemet reale
Gerti Bogdani, deputet i PD ka denoncuar sot shkeljet me tenderin për dekorin e qytetit me rastin e vizitës se Papa Franceskut në Tiranë, duke akuzuar për tenderim të drejtpërdrejtë një kompani, që sipas tij ka një adresë me atë të vëllait të ministrit Erion Veliaj. Ai tha në ditët në vijim do të nxjerrim në dritë të tjera fakte mbi këtë makutëri të pashoqe, të pasurimit dhe abuzimit edhe me vizitën e Papa Franceskut.
Basha mesazh për Ramën: Votimet vijnë sërish
Në rrugën “Pasho Hysa” të Tiranës ku ka nisur rikonstruksioni, Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha Basha shprehu vendosmërinë e tij për t’i shërbyer qytetit dhe qytetarëve dhe për të përmirësuar sa më shumë jetën e tyre, pavarësisht bllokimit që sipas tij, qeveria i bën çdo ditë në punën e saj. Nga rruga Pasho Hysa, kryebashkiaku ka përcjellë edhe një mesazh për qeverinë. “Që të ngjitesh është e vështirë. Të zbresësh është kollaj. Le ta mbajnë mend këtë, para se të vijë hera tjetër për votimet!” - theksoi Basha.