Arkiv-Lajme

Hijet e skandalit në EULEX, komisionerja Mogherini kërkon transparencë të plotë

Postuar në 03 Nëntor, 2014 12:44

Dyshimet për korrupsion në radhët e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë kanë marrë vëmendjen e shefes së re të politikës së jashtme dhe sigurisë së BE, Federika Mogherini. Ajo ka kërkuar sot  që dyshimet për korrupsion të trajtohen me transparencë maksimale. Qëndrimet e Mogherinit u transmetuan nga zëdhënësja Maja Kocijançiq, dhe pasuan zërat edhe nga zyrtarë të lartë të parlamentit evropian për hetimin e plotë të dyshimeve të hedhura mbi zyrtarë të EULEX-it.

Detaje nga dosja e “vrasësve me porosi”. Sinanaj u pagua 7 mijë e 500 euro për të trembur me tritol Ardian Kollozin

Postuar në 03 Nëntor, 2014 12:42

Prokuroria jep të tjera detaje rreth aktivitetit të Julian Sinanajt dhe grupit të vrasjeve me porosi. Nga hetimet ka rezultuar se Sinanaj është paguar me 7 mijë e 500 euro për vendosjen e 600 gramëve tritol ne banesen e ish-kreut të ALUIZN-it, Ardian Kollozi.

Sinanaj, i arrestuar më 25 janar 2014, deklaroi se  me porosinë e  biznesmenit të ndërtimit Erjon Mëhilli, kishte vendosur lëndë plasëse në pallatin e Kollozit, me qëllim përhapjen e panikut mes familjeve që banonin në pallat, si dhe për të dëmtuar apartamentin e banimit të  Kollozit.

Bushati: “Vizita në Serbi do të kryhet. Të hapur për të bashkëpunuar me palën serbe për të sqaruar incidentin, përfshirë edhe pretendimet për vëllain e kryeministrit”

Postuar në 03 Nëntor, 2014 12:20

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë për BBC-në, në të cilën ka shpjeguar edhe raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Matthew Amroliwala: Një gazetar vendas i përshkroi ngjarjet e ndeshjes midis Serbisë dhe Shqipërisë si një marifet të vogël e të pavlerë që shpërtheu fuqishëm. A janë ende të ndjeshme pasojat e këtij shpërthimi sipas jush?

Vetëdigjet gruaja para presidencës bullgare në Sofje, mister arsyet dhe identiteti

Postuar në 03 Nëntor, 2014 11:40

A e mbani mend ish të përndjekurin politik Lirak Bejko? Një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, është në gjendje të rëndë dhe me shkallë të lartë djegiesh, pasi u vetëdogj në qendër të kryeqytetit bullgar, Sofje. Nuk dihet as arsyeja e vërtetë e aktit fatal, teksa në ndërtesën e presidencës po vazhdon konsultimi i presidentit bullgar, Rosen Plevenlijev me përfaqësuesit e formacionit politik “Fronti Patriotik” për formimin e Qeverisë së re.

Akuzat e PD-së për fondet e pritjes së Papës. Ish-anëtarja e Komisionit Shtetëror, Mesila Doda nuk pranon të komentojë: "S’jam e interesuar të flas"

Postuar në 03 Nëntor, 2014 11:25

Në emër të Partisë Demokratike Grida Duma akuzoi sërish qeverinë për një aferë 394 milionë lekëshe në ceremoninë e organizuar për pritjen e Papa Françeskut.

Selia blu pretendon se paratë për dekorimin e kryeqytetit i janë dhënë me prokurim të drejtëpërdrejtë një kompanie pranë ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.

Kryeministri i vendosur për reformat: “Nuk jemi zgjedhur që të mendojmë si do të rizgjidhemi pas 4 vitesh”. A mendon vallë kështu edhe aleati i tij?

Postuar në 03 Nëntor, 2014 10:41

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur sot për reformën në sistemin arsimor parauniversitar. Ai ka qenë bashkë me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, në një aktvitet zhvilluar në Qendrën Kulturore pranë Kishës Ortodokse. Në këtë aktivite është lexuar edhe “raporti i inspektimit të burimeve njerëzore në institucionet e arsimit parauniversitar në vend.  Mësues për Shqipërinë. Kapitull i ri për reformën në arsim”. Raporti sipas kryeministrit fakton gjendjen alarmante në sistemin arsimor parauniveristar, për të cilin siç tha ai, nevojitet revolucion.

Britania jashtë BE-së? Gjasat janë më të mundshme se kurrë, pas përplasjes Merkel-Kameron

Postuar në 03 Nëntor, 2014 09:57

“Më mirë ta shoh Mbretërinë e Bashkuar jashtë BE-së se sa të bëj kompromise mbi parimin e lëvizjes së lirë”. Kështu duket se paralajmëruar Kancelarja gjermane Angela Merkel homologun britanik Kameron, pas deklaratave të Londrës për kufizime të reja në lëvizjen e lirë. E përjavshmja gjermane ‘Der Spiegel’ citon burime brenda qeverisë gjermane sipas të cilave, paralajmërimi është bërë gjatë një takimi në prag të samitit të BE-së në Bruksel javen e kaluar. Sipas ‘Der Spiegel’, kjo është hera e parë që kancelarja e pranon se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian, është e mundur.

Kthimi i fëmijës nga Siria në Prishtinë, shefi i shqiptarëve në ISIS jep urdhër vrasjeje për ata që ndihmuan

Postuar në 03 Nëntor, 2014 08:26

Siç njofton gazeta Express, Ridvan Haqifi, imam kosovar dhe komandanti i shqiptarëve në ISIS, ka dhënë urdhër që të vriten ata që ndihmuan në ri-kthimin e fëmijës së kidnapuar nga babai i tij, Erion Zena, të nëna e tij. Ai kërkon në veçanti kokën e xhihadistit Fitim Lladrovci, të cilin e ka shpallë ish-mysliman, një thirrje për ta vrarë çdo mysliman që e takon atë.

Sherr në Bllok mes ish kreut të KLD-së Çefa dhe avokatit Pjetra. Historia e akuzës për trashëgiminë e Vehbi Velisë

Postuar në 03 Nëntor, 2014 07:44

Një konfrontim fizik mes ish nënkryetarit të KLD-së Elvis Çefa dhe avokatit Ndue Pjetra ka ndodhur ditën e sotme në zonën e ish Bllokut në kryeqytet. Çefa dhe Pjetra kanë kallëzuar penalisht njëri- tjetrin në polici ndërkohë që shkaqet e konfliktit ende nuk janë të qarta. Por ka disa fakte: Pjetra është kreu i një grupi avokatësh që mbrojnë të bijën suedeze të biznesmenit të ndjerë Vehbi Velia, në një padi ndaj Çefës dhe gjyqtarëve të tjerë me akuzën e zvarritjes së ndarjes së pasurisë të Velisë. Pasuria në fjalë ndërkohë është tjetërsuar dhe ka ndërruar duar.

Ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann, në Shqip: Ishte mbresëlënëse vizita ime në Borovë

Postuar në 03 Nëntor, 2014 06:14

Emisioni i sotëm i Rudina Xhungës është xhiruar në varrezat e Borovës. I kushtohet masakrës ku fshati humbi 107 jetë brenda një dite. Pleq, gra, fëmijë u vranë nga gjermanët. Pas 71 vjetësh, "Shqip" rikthehet për të ritreguar historinë. Një debat me gazetarë, dëshmitarë dhe historianë, një debat i xhiruar në varrezat e Borovës, aty ku 107 varret e një fshati, dëshmojnë historinë e Luftës. Dhe një intervistë. Me ambasadorin gjerman Hellmut Hoffmann.

RXH - Zoti ambasador, pse vendosët të shkoni në Borovë, në përvjetorin e masakrës?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme