Detaje nga dosja e “vrasësve me porosi”. Sinanaj u pagua 7 mijë e 500 euro për të trembur me tritol Ardian Kollozin

Postuar në 03 Nëntor, 2014 12:42

Prokuroria jep të tjera detaje rreth aktivitetit të Julian Sinanajt dhe grupit të vrasjeve me porosi. Nga hetimet ka rezultuar se Sinanaj është paguar me 7 mijë e 500 euro për vendosjen e 600 gramëve tritol ne banesen e ish-kreut të ALUIZN-it, Ardian Kollozi.

Sinanaj, i arrestuar më 25 janar 2014, deklaroi se  me porosinë e  biznesmenit të ndërtimit Erjon Mëhilli, kishte vendosur lëndë plasëse në pallatin e Kollozit, me qëllim përhapjen e panikut mes familjeve që banonin në pallat, si dhe për të dëmtuar apartamentin e banimit të  Kollozit.

Tv Klan raporton se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur edhe një tjetër epiosod të personave të përfshirë në vrasjet me porosi. I pandehuri Marjon Mitro  i ka  dhuruar me kontrate  shitjeje fiktive  te pandehurit  Julian Sinanaj një  ambient tregtare në zonën e Vlorës  të vlerësuar në shumën 50.000 euro  me qëllim që Sinanaj të mundësonte ekzekutimin e shtetasit me iniciale M.L.

Sinanaj dhe Ndricim Gjokona kishin siguruar një pushkë karabinë të cilën e kishin adaptuar, duke i vendosur një dylbi dhe një silenciator  me qëllim që t’i jepnin asaj karakterin e një arme snaiper me të cilin do realizonin vrasjen nga një distancë e largët.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.