Arkiv-Lajme

Vritet me breshëri 26-vjeçari pas një sherri në kalçeto, policia e Shkodrës shpall në kërkim autorin

Postuar në 06 Nëntor, 2014 02:26

Një 26-vjeçar mbeti viktimë e një sulmi me armë mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një bashkëmoshatar me të cilin ishte konfliktuar gjatë një loje futbolli.

 Viktima është Indrit Halili, ndërsa autor i krimit është 26-vjeçari, Denis Arrila nga Lagjia Dobraç I Shkodrës, i shpallur tashmë në kërkim nga policia. Autori I kishte zënë pritë Halilit pak metra larg shtëpisë së këtij të fundit, duke e kryer vrasjen ne nje zone ku mungon ndricimi dhe levizjet ne orarin e mbrëmjes jane fare te pakta.

Gjeologjiku zhvendoset nga godina aktuale, e cila i kalon Gjykatës së Lartë

Postuar në 05 Nëntor, 2014 16:20

Qeveria vendosi sot tjetërsimin e objektit ku është sot Fakulteti i Gjeologjisë dhe kalimin e tij në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë, e cila do të duhet ta përdorë atë për mjedise të nevojshme për Gjykatën e Lartë. Në objekt ka qenë edhe shkolla e Magjistraturës, por gjeologjiku ka kohë që funksionon aty. Mesa duket koha ka sjellë kërkesa të tjera, që kanë të bëjnë me universitetin Politeknik në përgjithësi, dikur krenaria e universitetit shqiptar.

s.z 

Qeveria vendos të furnizojë qeverinë irakene me armatim. Vendimi pas kthimit të ministres së Mbrojtjes nga vizita në Pentagon

Postuar në 05 Nëntor, 2014 16:11

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim përmes të cilit rregullohet furnizmi me armatim i qeverisë së Irakut nga pjesa e stokut.

Ngërçi politik drejt zgjidhjes. Thaçi pranon për kryeministër Haradinajn dhe për kryeparlamentar Mustafën

Postuar në 05 Nëntor, 2014 13:53

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, e kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kanë hequr dorë nga pozita e kryeministrit. Në këtë situatë do të realizohet dëshira e Haradinajt për kryeministër dhe e Mustafës për kryeparlamentar. Kështu shprehet kryeredaktori i gazetës “Tribuna”, Arben Ahmeti sipas burimeve të tij që pretendon se i ka të sigurta. Gjatë një debati në emisionin “InfoMagazine” të KlanKosovës,  ai tha se e premtja është afati i fundit kur palët duhet të tregojnë një qëndrim përfundimtar të tyrin. “Zoti Mustafa dhe zoti Thaçi janë tërhequr nga pozita e kryeministrit.

Prokurori i Përgjithshëm firmos marrëveshjen me kreun e Antimafias italiane: Njësi të përbashkëta hetimore kunër krimit të organizuar

Postuar në 05 Nëntor, 2014 12:17

Mes Italisë dhe Shqipërisë do të ketë njësi të përbashkëta hetimore që do të hetojnë krimin e organizuar dhe asete kriminale. Kjo është bërë e ditur sot nga dy drejtuesit e larte te akuzës se dy vendeve kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të antimafias italiane Franko Roberti të cilët nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi. “Natyrisht, bashkëpunimi dhe ndihma e autoriteteve italiane është një ndihmesë të madhe në përballimin e kësaj sfide për Shqipërinë. Aktualisht, prokuroria është e fokusuar në hetimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtarinë kriminale.

“Forbes”: Vladimir Putin njeriu më i pushtetshëm i botës, Obama zbret në vendin e dytë

Postuar në 05 Nëntor, 2014 11:56

Sipas renditjes vjetore që bën revista “Forbes”, Putin merr vendin e parë në listën e 72 personave më të pushtetshëm në botë duke mënjanuar Obamën, i cili e kishte vitin e kaluar vendin e parë. Putin dhe Obama ndiqen nga presidenti kinez, Xi Jinping, papa Françesku dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Hetimi ndaj EULEX-it, europarlamentarët duan rezultate të shpejta

Postuar në 05 Nëntor, 2014 11:43

Zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian mbështetën vendimin e shefes së politikes së jashtme të BE-së, Federica Mogherini për hetim të pavarur të dyshimeve për korrupsion në EULEX. Por, ata kërkojnë rezultate të shpejta të hetimeve. “Zëri e Amerikës” bën me dije se të dy zyrtarët e Parlamentit Evropian i kanë dërguar një letër zonjës Mogherini, në të cilën thuhet se emërimi i hetuesit të pavarur është vetëm hapi i parë. Ata nënvizojnë se është shumë e rëndësishme që sa më parë të ndriçohen të gjitha dyshimet për korrupsion dhe pohimet për hetime të brendshme që janë zhvilluar fshehurazi.

Komenti i çuditshëm i Braçes për fitoren e Juventus, i quan grekët e Olimpiakos ekipin më të ndyrë të Europës

Postuar në 05 Nëntor, 2014 09:25

E ka komentuar me ngjyra nacionaliste deputeti Erjon Braçe fitoren e djeshme  të Juventusit me Olimpiakosin e Pireut në Çhempions Ligë.

Braçe thotë se Juventus bëri thjesht detyren përballë grekëve, duke  mundur ekipin me te ndyre te Evropes! Por ndonëse ka bërë këtë përcaktim për ekipin e njohur të vendit fqinj, Braçe nuk ka shpjeguar arsyet pse e ka etiketuar kështu klubin grek, në të cilin aktivizohet edhe shqiptari nga Struga, Pajtim Kasami.

Prezantohet në Kuvend projektbuxheti dhe paketa fiskale. Ministri i Financave: “Rriten të gjitha taksat, përveç tatimit mbi pagat”

Postuar në 05 Nëntor, 2014 08:54

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i ka paraqitur sot Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, projektbuxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale. Cani ka vënë theksin te rritja e të ardhurave në krahasim me vitin e kaluar. Ka rëndësi më shumë paketa fiskale, e cila pranohet zyrtarisht se është politikë e rritjes së taksave për shumicën e shqiptarëve. “Përveç tatimit mbi pagat, të cilën nuk e prekim, të gjithë të tjerat kthehen nga 10 për qind, në 15 për qind. Po kështu rritet në 10 lekë litri, taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin.

Didi flet nga Vlora për masakrën. Kishim sinjalizime për lokalin, nuk e kontrollonim shpesh se nuk donim të jepnim idenë e një shteti policor

Postuar në 05 Nëntor, 2014 08:21

Kreu i policisë së shtetit Artan Ddidi shfrytëzoi një takim në Vlorë për të folur për herë të parë për masakrën e katërfishtë në rrugën e Elbasanit.

Ai tha se policia kishte patur sinjalizime për lokalin ku ndodhi ngjarja por nuk kishte kryer kontrolle të shpeshta pasi nuk donte të jepte idenë e një shteti policor.

I pyetur nëse policia mund ta kishte parandaluar ngjarjen, Didi tha se gjithcka do t’I nënshtrohet një analize të detajuar, ndërsa vlerësoi reagimin e policisë për kapjen në kohë të autorëve të dyshuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme