Qeveria vendos të furnizojë qeverinë irakene me armatim. Vendimi pas kthimit të ministres së Mbrojtjes nga vizita në Pentagon

Postuar në 05 Nëntor, 2014 16:11

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim përmes të cilit rregullohet furnizmi me armatim i qeverisë së Irakut nga pjesa e stokut. “Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e armatimit, pa shpërblim, qeverisë së Republikës së Irakut, të hequr nga armatimi e përdorimi, që është i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë e përbërëse e tij”, thuhet në vendim. Bien ë sy se shkruhet se do të kalohet për qeverinë irakene armatimi që ka dalë jashtë nevojave dhe jashtë përdorimit, duke nënkuptuar një sasi të konsideriueshme që të paktën nisur nga ky përkufizim, i përgjigjet të gjithë inventarit që konsiderohet jashtë funksionit. Vendimi ka shumë rëndësi edhe në planin politik, pasi ai miratohet në mbledhjen e parë të qeverisë, pas kthimit të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në SHBA. Kodheli vizitoi Pentagonin me ftesë të homologut amerikan Chuck Hagel, çka ka domethënie të madhe posaçërisht për çështjet e sigurisë në mjedisin ndërkombëtar. Siç u raportua zyrtarisht, Pentagoni e ka vlerësuar shumë ndihmën fillestare të Shqipërisë për qeverinë irakene, duke qenë se ajo vinte në një moment kritik në teatrin e luftimeve që përfshin Irakun dhe Sirinë. Tirana zyrtare ishte ndër vendet e para që e ndërmori këtë iniciativë, duke dëshmuar vullnet të qartë në pozicionimin e vërtetë të saj në luftën kundër terrorizmit dhe përkrah koalicionit ndërkombëtar. Në një vizitë të vetën para disa muajsh, në Turqi, Kodheli, kërkooi gjithashtu bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të informacionit sekret për lëvizjet e xhihadistëve, duke qenë se Shqipëria ishte një nga vendet e origjinës së tyre. Këto qëndrime kanë shërbyer për të larguar çdo spekullim që bëhet ndaj Shqipërisë dhe kapaciteteve të saj në këtë drejtim. Nga ana tjetër heqja e armatimit në fjalë, vjen në përputhje edhe me procesin afatgjatë të modernizmit të ushtrisë shqiptare, që do të largojë armatimin e vjetër, për të adoptuar armatimin e standardeve të reja. Batalioni i dytë i Këmbsorisë është i pari në listë dhe synimi është për ta kthyer atë në një njësi të aftë, operative, luftarake, të gatshme për t’iu përgjigjur angazhimeve që burojnë nga qenia në NATO.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.