Arkiv-Lajme
Sulmin me granata ndaj selisë së Qeverisë në Shkup, "UÇK" mer përgjegjësinë
Përmes një komunikate që mban emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) merret përgjegjësia për sulmin me granata ndaj selisë së Qeverisë së Maqedonisë më 28 tetor. Portali “Ina” shkruan se komunikata është publikuar nga “Alsat M”, duke theksuar se në postën e tyre elektronike ka mbërritur kjo komunikatë e dërguar me emrin “Debatik Sharri”.
Lulzim Basha prezanton koordinatorët kombëtarë: Garantojmë mbështetjen ndaj çdo qytetari që propozon ide dhe zgjidhje
Lulzim Basha prezantoi mesditën e sotme 20 koordinatorët kombëtarë të PD-së, duke vlerësuar angazhimin e tyre në parti. Kryetari i PD-së theksoi se ribashkimi, hapja dhe ripërtëritja kanë bërë që bë PD të vërshojnë dhjetëra dhe qindra intelektualë. Kreu i opozitës theksoi se demokratët synojnë të bëjnë gjithçka për të realizuar një ndryshim themelor, pozitiv në politikën e vendit. “PD është e vendosur të garantojë të gjithë hapësirën dhe mbështetjen ndaj çdo qytetari që propozojnë ide dhe zgjidhje që dinë ti venë ato në jetë dhe në zbatim.
Masa në Gjykatë, “arrest me burg” për Konstandin Xhuvanin dhe Erald Sidan
Gjykata lë burg të dyshuarin kryesor të masakrës me 4 viktima në lokalin “Ante Grand”. Rreth orës 10: 20, Konstandin Xhuvani dhe Erald Sida mbërritën në Gjykatë, nën masa të rrepta sigurie. Dosja e Prokurorisë ishte dorëzua një ditë më parë. Konstandin Xhuvani është futur me pranga në duar breda kafazit, para trupit gjykues në seancën e parë në ngarkim te tij. Prangat iu hoqën pas ndërhyrjes së gazetarëve, se pse ai po paraqitej në atë mënyrë. I arrestuari si autor i masakrës ne lokalin e natës ne Tiranë me 4 viktima ka kërkuar si avokat Ardian Lekën, i cili nuk ka qenë i pranishëm.
“Deutsche Welle”: Perëndimi duhet të hartojë një strategji kundër IS, duhet të përdoret pesha politike e Gjermanisë si fuqi udhëheqëse në Europë
Marshimi i milicëve terroristë të "Shtetit Islamik" kërcënon edhe Perëndimin. Kështu mendojnë ekspertët në Berlin. Ata kërkojnë një përgjigje për pyetjen: Si mund të përballet kjo sfidë? “Deutsche Welle” shkruan se kjo u diskutua në Berlin mes politikanëve të fraksionit CDU/CSU së bashku me ekspertë nga politika dhe shkenca. Deputetja Elisabeth Motschmann ngriti pyetjen: "A duhet të përfshihemi ne?". Përgjigja ishte e qartë. "Po", tha ish diplomati Géza Andreas von Geyr.
Reagon Isa Mustafa: Shpallja i korruptuar, u shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jackobson
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të ambasadores Jacobson, duke thënë se tendenca për të vënë ekuivalencë në korrupsion nuk ndihmon në ndërtimin e institucioneve stabël dhe të qëndrueshme. “Njeriu në Kosovë për një ditë shpallet i korruptuar. Varet se kujt i nevojitet dhe për çfarë u nevojitet dhe kush duhet të shantazhohet. U shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jackobson dhe mua për një ditë nga mediat mu adresuan 70 lëndë për korrupsion që Kryetari i tanishëm i Prishtinës nga Lëvizja VV i dërgoi në prokurori për shqyrtim.
Viti 2015, lëvizja në dikastere. Ikin 499 ushtarakë, Ministria e Brendshme shton 1,083 punonjës
Dikasteret, lëvizje drastike në vitin 2015. Ikin 499 ushtarakë. Në 2015 administratës shtetërore do t'i shtohen 1,350 punonjës. Por sipas “Gazeta Shqiptare”, disa prej dikastereve do të pësojnë pakësime apo rritje drastike të personelit, të cilat arrijnë deri në 1400 vetë. “Gazeta Shqiptare”, shkruan se personeli i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do numërojë 1,401 nëpunës më pak vitin e ardhshëm, ndërkohë që me shkurtime të ndjeshme do të përballet edhe Ministria e Mbrojtjes, ku vendet e shkurtuara do të jenë 499.
Kryeprokurori Llalla: Masakra, nuk kemi asnjë dyshim se autori përgjegjës është Kostandin Xhuvani
Kryeprokurori Adriatik Llalla në studion e “Top Story” përballë gazetarit Sokol Balla deklaroi se Kostandin Xhuvani është i dyshuari kryesor për vrasjen e 4 shtetasve të ndodhur në rrugën e Elbasanit në Tiranë. “Nuk kemi asnjë dyshim se autori përgjegjës është shtetasi Kostandin Xhuvani, sepse e kanë vërtetuar të gjitha veprimet hetimore që janë kryer pas arrestimit”,-deklaroi Llalla.
Sajmir Tahiri në “Opinion”: Problemi nis nga Gjykata, ajo liroi Konstandin Xhuvanin
Konstantin Xhuvani nuk është kapur dot nga policia përgjatë një muaji që ka qenë në kërkim pas incidentit të ndodhur në 25 Prill të këtij viti në Gjirokastër kur ai u shpall në kërkim pasi akuzohej se kanosi me armë shtetasin. Por sipas ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, “kjo nuk është ndonjë hata e madhe”. Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Tahiri u shpreh se sipas tij, “Kostandin Xhuvani duhet të ishte në burg”. Pas një krimi të kryer vite më parë sipas ministrit të Brendshëm, Xhuvani nuk duhet të ishte liruar nga gjykata.
Afganistan/ Shefi i ri i NATO-s zhvillon vizitë të panjoftuar në Kabul
Shefi i ri i NATO-s zhvilloi sot një vizitë të panjoftuar në Kabul. Ai tha se aleanca ushtarake perëndimore do të vazhdojë të mbështesë vendin pasi trupat e huaja ushtarake të jenë tërhequr brenda këtij viti. Sipas “Zërit të Amerikës”; Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se përfundimi i misionit luftarak nënkupton “hapjen e një kapitulli të ri ku e ardhmja e Afganistanit do të jetë në duart e popullit afgan”.
Transparenca për guvernatorin e ri të BSH, zbardhet takimi i Nishanit me Metën, Ramën e Bashën
Lidhur me proçesin për përzgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Liderin e Opozitës, Lulzim Basha. “Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit, në takimet e zhvilluara, informoi se proçesi i ndjekur synon arritjen e standardeve më të larta që çojnë drejt përzgjedhjes së kandidaturës më të mirë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”,-thuhet në njoftimin e presidencës.