“Deutsche Welle”: Perëndimi duhet të hartojë një strategji kundër IS, duhet të përdoret pesha politike e Gjermanisë si fuqi udhëheqëse në Europë

Postuar në 07 Nëntor, 2014 03:09

Marshimi i milicëve terroristë të "Shtetit Islamik" kërcënon edhe Perëndimin. Kështu mendojnë ekspertët në Berlin. Ata kërkojnë një përgjigje për pyetjen: Si mund të përballet kjo sfidë? “Deutsche Welle” shkruan se kjo u diskutua në Berlin mes politikanëve të fraksionit CDU/CSU së bashku me ekspertë nga politika dhe shkenca. Deputetja Elisabeth Motschmann ngriti pyetjen: "A duhet të përfshihemi ne?". Përgjigja ishte e qartë. "Po", tha ish diplomati Géza Andreas von Geyr. Drejtuesi i departamentit politik në Ministrinë e Mbrojtjes gjermane është i bindur: "Ne, europianët, nuk mund të rrimë duarkryq sepse ka mijëra europianë që iu janë bashkuar terroristëve." “Deutsche Welle” shkruan gjithashtu se është edhe në interesin e Perëndimit që ajo zonë të ketë stabilitet, sepse një shkatërrim i Irakut dhe Sirisë do të kishte pasoja të paparashikueshme. Prandaj Europa dhe SHBA duhet të hartojnë një strategji ushtarake, politike dhe humanitare. Edhe Walter Posch nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë mendon se duhet të ketë ndërhyrje: "Pesha politike e Gjermanisë si fuqi udhëheqëse në Europë është e madhe dhe kjo duhet të përdoret".

 

L.V

 

http://www.dw.de/per%C3%ABndimi-duhet-t%C3%AB-hartoj%C3%AB-nj%C3%AB-strategji-kund%C3%ABr-is/a-18046285

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.