Afganistan/ Shefi i ri i NATO-s zhvillon vizitë të panjoftuar në Kabul

Shefi i ri i NATO-s zhvilloi sot një vizitë të panjoftuar në Kabul. Ai tha se aleanca ushtarake perëndimore do të vazhdojë të mbështesë vendin pasi trupat e huaja ushtarake të jenë tërhequr brenda këtij viti. Sipas “Zërit të Amerikës”; Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se përfundimi i misionit luftarak nënkupton “hapjen e një kapitulli të ri ku e ardhmja e Afganistanit do të jetë në duart e popullit afgan”. Vizita e parë e zotit Stoltenberg si shef i NATO-s përfshin bisedime me Presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani, Shefin Ekzekutiv Abdullah Abdullah, dhe udhëheqjen e lartë të Forcës Ndërkombëtare për Sigurinë. NATO dhe SHBA do të tërheqin trupat brenda 31 dhjetorit, duke lënë vetëm 12 mijë trupa me detyrën për të stërvitur dhe mbështetur forcat afgane të sigurisë.
L.V
Add new comment