Transparenca për guvernatorin e ri të BSH, zbardhet takimi i Nishanit me Metën, Ramën e Bashën

Postuar në 06 Nëntor, 2014 10:43

Lidhur me proçesin për përzgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Liderin e Opozitës, Lulzim Basha. “Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit, në takimet e zhvilluara, informoi se proçesi i ndjekur synon arritjen e standardeve më të larta që çojnë drejt përzgjedhjes së kandidaturës më të mirë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”,-thuhet në njoftimin e presidencës. Ndërsa theksohet se përgjatë takimeve, Nishani kërkoi nga ana e bashkëbiseduesve që proçesi i konsultimit dhe përzgjedhjes së Guvernatorit të ri të BSH të shoqërohet me transparencë dhe mirëkuptim.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.