Kryeprokurori Llalla: Masakra, nuk kemi asnjë dyshim se autori përgjegjës është Kostandin Xhuvani

Postuar në 06 Nëntor, 2014 15:40

Kryeprokurori Adriatik Llalla në studion e  “Top Story” përballë gazetarit Sokol Balla deklaroi se Kostandin Xhuvani është i dyshuari kryesor për vrasjen e 4 shtetasve të ndodhur në rrugën e Elbasanit në Tiranë. “Nuk kemi asnjë dyshim se autori përgjegjës është shtetasi Kostandin Xhuvani, sepse e kanë vërtetuar të gjitha veprimet hetimore që janë kryer pas arrestimit”,-deklaroi Llalla. Lidhur me akuzat e PD-së se Kostandin Xhuvani ka kanosur tre shtetas në muajin prill dhe ka qëlluar me armë në ajër në ambient publik në Gjirokastër, Llalla tha se kjo gjë pretendohej, por nga hetimet Prokuroria ka pyetur personelin e spitalit dhe rezulton se i dyshuari ka qenë i shtruar në Elbasan.

Duke folur për terrorizmin, kryeprokurori Llalla tha se në Republikën e Shqipërisë ka një tkurrje për sa i përket rekrutimeve terroriste. Sipas tij, ka  biznesmenë që financojnë terrorizmin. “Komuniteti mysliman shqiptar ka mbështetur veprimet e institucionit të drejtësisë dhe i ka bërë thirrje besimtarëve musliman që mos t’i bashkohen veprimeve që nuk janë as të natyrës fetare e as kombëtare”,-deklaroi kryeprokurori Llalla.

Ndërsa për përgjimet kryeprokurori tha: “Një ndër detyrat kryesore të këtij shërbimi është ruajtja e sovranitetit shtetëror. Çdo kërkesë e tyre e shoqëruar me argumentet përkatëse merret në konsideratë dhe vlerësohet. Në rastin konkret nuk ka të dhëna nga SHISH që të jenë përgjuar zyrtarë të lartë. SHISH nuk është i detyruar që të dhënat të kontrollohen nga një institucion tjetër dhe ne i kemi kërkuar Kuvendit që këto të kontrollohen”,-tha Lalla. Kryeprokurori tha gjithashtu se nuk ka të dhëna për përgjimet dhe se SHISH duhet të kontrollohet nga Kuvendi Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se organi i akuzes ka nen hetim edhe ministra te kabinetit aktual.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.